Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar sot demonstratat e 11 marsit të vitit 1981.
Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se 11 marsi ishte demonstrata më e fuqishme, e cila do të masivizohej në lëvizje popullore
Postimi i plotë:
11 marsi ishte demonstrata më e fuqishme, e cila do të masovizohej në lëvizje popullore. Sot, kujtojmë guximin e vizionin dhe nderojmë veprën e secilit student të Universitetit të Prishtinës, që 37 vjet më parë, mposhtën frikën duke i dhënë shpirt e drejtim kauzës sonë për liri.
Mirenjohës përjetë!