Paditet Ed Sheeran, i kërkojnë 20 milionë dollarë

Mediale Vip

Paditet Ed Sheeran, i kërkojnë 20 milionë dollarë

Më: 9 qershor 2016 Në ora: 18:50
Ed Sheeran

Ed Sheeran është hedhur në gjyq dhe prej tij kërkojnë një dëmshpërblim prej 20 milionë dollarësh. Ai është një prej kantautorëve të rinj më të dashur të momentit, por është akuzuar nga dy muzikantë me pretendimin se balada e tij “Photograph” ka një strukturë mjaft të ngjashme me këngën e tyre, “Amazing”.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se dy muzikantët, Martin Harrington dhe Thomas Leonard shohin të njëjtën përbërje muzikore me pjesën e interpretuar nga fituesi i “X Factor”-it të vitit 2010 në Britani, Matt Cardle.

Sipas tyre, “Amazing” u kompozua në vitin 2009. Ata këmbëngulin se “Photograph” i Sheeran-it ka 39 nota të ngjashme me të. Nga sa tregojnë dokumentet e paraqitura në gjykatë, në mbarë botën janë shitur mbi 3.5 milionë kopje të baladës së Sheeran-it, e cila është përdorur gjerësisht edhe në dramën e re hollivudiane, “Me before you”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat