Mbyllet muzeu më i vizituar në botë për shkak të përmbytjeve

Kultura

Mbyllet muzeu më i vizituar në botë për shkak të përmbytjeve

Më: 2 qershor 2016 Në ora: 21:49
Muzeu i Luvrit

Muzeu më i vizituar i botës, pikërisht ai i Luvrit që ndodhet në Paris, do të mbyllet ditën e premte për shkak të përmbytjeve. Drejtuesit kanë deklaruar se ky vendim është marrë me qëllim për të zvogëluar rrezikun e dëmtimit të pjesëve të galerisë.

Lumi Sena i cili kalon përmes kryeqytetit francez është ngritur pesë metër mbi nivelin normal gjë që ka alarmuar qytetarët. Autoritetet kanë nisur që të vendosin barriera në të dyja anët e lumit, pasi në bazë të parashikimeve, niveli i ujit do të rritet edhe më tej gajtë orëve në vijim. Qytetarët janë paralajmëruar që të tregohen të kujdesshëm pasi situata pritet të përkeqësohet.

Si pasojë e përmbytjeve në mbarë Evropën, deri më tani janë regjistruar dhjetë viktima, shumica e të cilëve në Gjermani dhe Francë. Shumë qytete në të dyja vendet janë përmbytur si pasojë e reshjeve të dendura të shiut teksa shumë banorë janë shpëtuar nga ekipet e shpëtimit me helikopter.

Ekspertët janë shprehur se Franca ndodhet në gjendje të vështire dhe këto janë përmbytjet më të rënda në 100 vitet e fundit.

Sipas ministrit të brendshëm Bernard Casanueve, ekipet e emergjencës kanë kryer  mbi 8 mijë  operacione shpëtimi gjatë dy ditëve në të gjithë vendin. Dëmet janë të konsiderueshme jo vetëm në njerëz por edhe në infrastrukturë.
Në qytetin Triftern të Gjermanisë, lumenjtë dhe përrenjtë kanë dalë nga shtretërit duke përmbytur rrugë, banesa e institucione.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat