Gjilan: Bëhet përzgjedhja e dekanëve të Fakulteteve (Foto)

Kosova

Gjilan: Bëhet përzgjedhja e dekanëve të Fakulteteve (Foto)

Më: 29 prill 2016 Në ora: 12:31

Është bërë përzgjedhja e dekanëve të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan.

Senati i Universitetit “Kadri Zeka” ka votuar të propozuarit nga Këshilli i Njësive Akademike për dekanët në të tre fakulltetët e këtij Universiteti.

Senatorët kanë dhënë votën e tyre duke zgjedhur kështu: Në Fakultetin e Edukimit dekan është zgjedhur Prof. Asoc. Dr. Januz Dërvodeli, në Fakultetin Juridik dekan është zgjedhur Prof. Ass. Dr. Sadik Haxhiu, në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike dekan është zgjedhur Prof. Asoc. Dr. Xhevdet Thaqi.

Dekanët e zgjedhur do të marrin detyrën nga muaji maj i këtij viti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat