​Shqyrtohet mundësia për bashkëpunim me Francën në fushën e punësimit

Kosova

​Shqyrtohet mundësia për bashkëpunim me Francën në fushën e punësimit

Më: 10 shkurt 2016 Në ora: 18:10

Gjatë vizitës së tij zyrtare në Francë, ministri i Punës dhe Mirëqenies dhe Sociale, Arban Abrashi, ka takuar homologen e tij franceze, ministren e Punës, Punësimit, Aftësimit profesional dhe Dialogut Sociale, Myriam El Khomri në Francë. Ministria e Punës njofton se në këtë takim u diskutuata për mundësitë e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e punësimit dhe aftësimit profesional.

“Ministri Abrashi zhvilloi takim me homologen e tij, znj. Myriam El Khomri, Ministre e Punës, e Punësimit, Aftësimit profesional dhe Dialogut social, në Qeverinë e Republikës së Francës. Në takim u diskutua për mundësitë dhe bashkëpunimin mes dy vendeve dhe për përkrahjen e Francës për MPMS-në, kryesisht në fushën e punësimit dhe aftësimit profesional”, thuhet në komunikatë.

MPMS njofton se ministri Abrashi dhe Ministrja El Khomri, u zotuan që gjatë muajve në vijim të shkëmbejnë vizitat teknike dhe të përgatiten për Samitin e Parisit në korrik, ku theks i veçantë do t'i jepet zhvillimit të kapitalit njerëzor dhe fuqizimit të rinisë.

Gjatë vizitës në Francë, ministri Abrashi do të takojë edhe zyrtarë tjerë të lartë, nga Ministria e Jashtme Franceze dhe deputetët e grupit për miqësi Francë - Kosovë, nga Asambleja Kombëtare e Francës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat