PDK e Skenderajt dënon ashpër veprimet e dhunshme të opozitës

Kosova

PDK e Skenderajt dënon ashpër veprimet e dhunshme të opozitës

Më: 10 shkurt 2016 Në ora: 12:59

Kryesia e Degës së PDK-së në Skenderaj përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se ka mbajtur takim me strukturat organizative të saj në terren.

Në takim Kryesia e degës kishte ftuar kryetarët e nëndegëve dhe seksioneve më qëllim të informimit për zhvillimet e fundit politike në vend, forcimit të aspektit organizativ si dhe informimit në lidhje me takimin me Kryetarin e PDK-së Hashim Thaçi, që do të mbahet më 11 shkurt në Skenderaj.

“Nënkryetari i degës Abdyl Ymeri i falenderoi kryetarët për angazhimin e tyre në drejtim të avancimit të aspekteve organizative të partisë. Të pranishmit shprehën shqetësimin e tyre në lidhje me veprimet e opozitës në muajve të fundit si dhe dënuan ashpër veprimet e dhunshmë të përfaqsuesve të opozitës brenda dhe jashtë Kuvendit të Republikës së Kosovës, duke i cilësuar ato si tendencë për marrje të pushtetit me dhunë.

“Shteti i Kosovës është ndërtuar me shumë gjak e sakrifica, prandaj veprimet që cenojnë atë janë kundër të ardhmes së Kosovës dhe kundër të ardhmes së fëmijëve tanë. Këto veprime në dëm të shtetit duhet të ndëshkohen nga ligji, pasi lufta me dhunë për pushtet e çon vendin në qorrsokak dhe cenon frymën demokratike të tij si dhe prish imazhin e Kosovës karshi miqve të saj”, u tha nga udhëheqësit e degës së PDK-së në Skenderaj”, thuhet në njoftim.

Në këtë takim të pranishmit u informuan edhe në lidhje me takimn e z.Hashim Thaçi me strukturat e PDK-së në Skenderaj që do të mbahet ditën e enjte më 11 shkurt 2016.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat