​15 familje në nevojë sot përfituan ndihmë nga Human Appeal International

Kosova

​15 familje në nevojë sot përfituan ndihmë nga Human Appeal International

Më: 8 shkurt 2016 Në ora: 18:39

Familjet në nevojë që po përballen me kushte të rënda ekonomike kanë përfituar disa shporet nga organizata Human Appeal International. Pasi identifikimeve të bërë në teren, përkatësisht në komunat Hani i Elezit dhe Ferizaj, u përzgjodhën edhe familjet që jetojnë në kushte më të këqija ekonomike, të cilat përfituan ndihmat që u shpërndanë sot.

15 familje të Hanit të Elezit pritën sot organizatën Human Appeal International dhe zyrtarët komunal,nga të cilët pranuan ndihmat e ofruara për sezonin e dimrit.

Drejtori i Human Appeal International,Naser Gashi me rastin e shpërndarjes së ndihmave për familjet përfituese në nevojë, tha se me ritmin e tillë të shpërndarjes do të vazhdojnë edhe më tej.

Gashi:Pesëmbëdhjetëshporet për banorët e Hanit të Elezit

“Jemi duke bërë shpërndarjen e 15 shporeteve në bashkëpunim me komunën e Hanit të Elezit. Edhe dita e sotme është vazhdimësi e ditëve të tjera ku jemiduke u përkujdesur për familjetnë nevojë. Vlen të theksohet që sot po ashtu do të bë jmë shpërndarjen e dhjetë shporeteve në komunën e Ferizajt , nga ku do të vazhdojmë edhe nesër dhe pasnesër në komunëne Lipjanit ku do të dhurojmë edhe atje për familjet që janë të pozicionuara nëbanesat kolektive në Magure. Gjithashtu edhe ditën e enjte do të jemi edhenë fshatin Plemetin në komunën e Obiliqit, kudotë bëjmë shpërndarjen e disa batanijeve dhe disa shporeteve elektrike”, shtoi Gashi .

Nga ana tjetër, kryetari i komunës së Hanit te Elezit , Refki Suma falënderoj organizatë ne cila në vazhdimësi po u jep mbështetje familjeve në nevojë në këtë rajon.

Suma: Organizata Human Appeal International vazhdimisht po ndihmon banorët e Hanit të Elezit

“Organizata Human Appeal International është një organizatë humanitare e cila ka ndihmuar komunën e Hanit të Elez it, lirisht mund të themi që nga pas lufta e deri më sot. Kjo organizatë fillimisht ka dhuruar ndihma financiare, por edhe veshmbathje, sidomos për fëmijët jetim apo fëmijët bonjak. Sot përmes kësaj organizate jemi duke bërë ndarjen e pesëmbëdhjetë shporeteve të bardhë për skamnorët e Hanit të Elezit. Ne e falënderojmë këtë organizatë humanitare e cila vazhdimisht i ka dal në ndihmë qytetarëve të Hanit të Elezit, ku pos ndihmave për jetimët kanë dhënë ndihma tjera ushqimore, veshmbathje, mish për familje skamnore”,tha ai.

Organizata Human Appeal International sot vazhduan me ndihma edhe në komunën e Ferizajt, ku për këtë pjesë kishin ndarë 10 shporet.

Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në komunën e Ferizajt, Bur im Karameta tha se familjet që janë përzgjedhur kishin me të vërtet nevojë për ndihma emergjente.

Karameta: dhjetë shporet për banorët e Ferizajt

“Gjatë bashkëpunimit tonë të vazhdueshëm që kemi meorganizatën Human Appeal Internationalkemi mbuluar nevojat dhe kërkesat e familjeve në nevojë në shumë sfera, kësaj radhe kemi shpërnda edhe 10 shporet për dhjetë familje, të cilat kanë qenë në nevojëimediate për këtë pajisje , duke mos harruar që në javën e kaluar kemi shpërnda edhe dru për dhjetë familje të tjera”,tha ai.

Organizata Human Appeal International do të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme të shpërndaj shporet e batanije në Lipjan, si dhe në fshatin Plemetin e Magure.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat