Abrashi lut Opozitën që të mos sulmojë Policinë

Kosova

Abrashi lut Opozitën që të mos sulmojë Policinë

Më: 6 shkurt 2016 Në ora: 13:14

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, bashkë me kryeministrin Isa Mustafa, ministrin për Punë të Brendshme Skender Hyseni dhe atë për Punë të Jashtme Hashim Thaçi, pritën në takim sindikatën e Policisë së Kosovës, të cilëve u dhanë vlerësime të mëdha për punën që bëjnë pjesëtarët e këtij institucioni.

Por, hallin e kanë me opozitën, ata që organizuan protesta të dhunshme dhe po sulmojnë edhe pjesëtarët e policisë së Kosovës.

Abrashi, tha se opozita duhet të bëjë betejën e saj në Kuvend e jo të sulmoj Policinë.

Abrashi: Policia e mbron edhe opozitën

“Nëse ekziston një betejë politike le të zhvillohet në Kuvend e jo të sulmojnë policinë, se ata si e mbrojnë pozitën e mbrojnë edhe opozitën”, tha Abrashi.

Duke e vlerësuar si policinë më të mirë në rajon Abrashi, premtoi përkrahje edhe më shumë për çështjet financiare dhe pensionet e parakohshme.

Madje, foli edhe për sigurimet shëndetësore të cilat nuk zbatohen në tërësi.

Abrashi: Sigurime për institucionet me rrezikshmëri më të lartë

“Lindi një ide, sepse sigurim et shëndetësore nuk zbatohen në tërësi shkaku i mungesës së fondeve dhe ideja e cila ishte gjatë këtij takimi është me shqyrtu zbatimin progresiv që do të thotë që nëse gjejmë ndonjë zgjidhje dhe të fillojë në një farë mënyre zhvillimin e sigurimeve progresive për kategoritë e veçanta të shoqërisë ose institucioneve që janë në rrezikshmëri më të lartë”, tha Abrashi.

Për sigurimet shëndetësore foli edhe nënkryetari i Sindikatës së Policisë Shaban Tasholli. Ky i fundit konfirmoi se sigurimet shëndetësore u duhen shumë, sidomos atyre që lëndohen gjatë protestës.

Tasholli: Policisë i duhen sigurimet shëndetësore

“Biseduam për ministrinë e policisë dhe si pikë e veçantë ka qenë sigurimi shëndetësor sepse kjo i mungon policisë dhe se kemi shumë polic të lënduar në krye të detyrës dhe na u premtua kjo nga qeveria se do të shqyrto hen të dy mënyra në tërësi qeveri apo si siguri personale. Biseduam edhe për mirëqenien dhe parimet tona dhe u bisedua çështja e gjërave më të mëdha që i kemi”, tha Tasholli.

Nënkryetari i sindikatës së Policisë tregoi që policia ka mbështetjen e Qeverisë, por kohëve të fundit policia po sulmohet nëpër protesta. Ai, u bëri thirrje qytetarëve që ta mbrojnë policinë ndërsa luti organizatorët e protestave që të bëjnë dialog politik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat