AFK donacion autoambulancë Komunës së Pejës

Kosova

AFK donacion autoambulancë Komunës së Pejës

Më: 5 shkurt 2016 Në ora: 12:13

Komuna e Pejës të enjten ka pranuar donacion nga Agjencioni për Financim në Kosovë (AFK), autoambulancën e cila do të jetë në shërbim të qytetarëve të Pejës, përkatësisht një autoambulancë për Njësinë e Urgjencës, pranë QKMF-së.

Te pranishëm ishin, Drejtori i AFK-së, Vahdet Anadoli, Menaxheri i Operacioneve në AFK Xhevdet Spahija, Kryetari i Komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri, së bashku me Drejtorin e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Petrit Loci dhe Drejtorin e Qendrës së Mjekësisë Familjare Hekuran Tigani, ku përfaqësuesit e institucioneve Komunale falënderuan donatorët, duke theksuar që ky donacion është një ndihmë e madhe për qytetarët e Pejës, i cili do të jetë në shërbimin e tyre për përmirësimin e cilësisë dhe shpejtësisë së ofrimit të ndihmës mjekësore.


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat