Çaushi: Ky pushtet nuk do të qëndroj gjatë

Kosova

Çaushi: Ky pushtet nuk do të qëndroj gjatë

Më: 1 dhjetor 2015 Në ora: 22:08

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Çaushi, i ftuar në emisionin “Politikë” në Tribuna Channel, ka thënë se pushteti në Kosovë po i ngjanë pushtetit policor.

“Mendoj se të gjitha këto ngjarje, duke përfshirë edhe ato të së shtunës kanë vërtetuar se Kosova rrezikohet të shkoj drejt një sistemi diktatorial. Sjellja e pushtetit në Kosovës thjesht i ngjan pushtetit policor”, ka thënë ai.

Çaushi gjithashtu ka thënë se mobilizimi i policisë në një ditë feste siç është 28 Nëntori të bënë të kujtosh vitet e 90-ta. Madje sipas tij, as atëherë nuk ka ndodhur dhuna në këtë mënyrë.

“Skenat e së shtunës në festën e 28 Nëntorit, nuk ngjanë me një festë. Po na kujtoj vitet e 90-ta. Një mobilizim të tillë dhe dhunë të tilla nga forcat policore nuk kam parë ndonjë herë dhe nuk ka qenë paramenduar nga ndonjë qytetar”, ka thëenë Caushi në “Politikë

Ngjarjet e fundit në vend tregojnë se ky pushtet nuk mund të qendrojë shumë gjatë, tha ai ndër të tjera.

Ai ka folur edhe për arrestimin e Kurtit.

"Festa ka qenë ftesë për pjesëmarrje në manefestim. Mendoj që Kurti e ka pasur vendin aty. Nuk ka qenë provokim pjesëmarrja e tij në manefestim. Mirëpo ndërhyrja e policisë pra arrestimi i Kurtit nuk ka qenë i përshtatshëm atë ditë”, tha ai.

Çaushi tha se përdorimi i gazit lotsjellës është zgjidhja e vetme për ti kundërshtuar këto marrëveshje.

“Kemi një situiatë të jashtëzakonshme për shkak të këtij pushtetit dhe mjetet që po përdorin janë për ti kundërshtuar marrëveshjet e dëmshme që janë për Kosovën. Është obligim i secilit ta dimë se çfarë është nënshkruar në Bruksel. Nga pamundësia për të kundërshtuar ndryshe këto marrëveshje kemi përdor gaz lotësjellës, mirëpo nuk mund të quhet armë gazi, gjë qështë vertetuar edhe në kodin penal”, ka thënë Çaushi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat