Kadri Veseli bën homazhe në Prekaz por nuk viziton familjen Jashari (Foto)

Kosova

Kadri Veseli bën homazhe në Prekaz por nuk viziton familjen Jashari (Foto)

Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 11:05

Për nder të 28 nëntorit, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, së bashku me disa deputet kanë bërë homazhe në homazhe në Kompleksin memorial "Adem Jashari" në Prekaz.

Veseli ka vlerësuar lartë veprën dhe rënien e komandantit Adem Jashari, cili po në këtë ditë do t'i mbushte 60 vjet.

"Kam ardhur sot të përkulem para varrit të komandantit legjendar, Adem Jashari. 28 Nëntori është një ditë e veçantë, dita e flamurit dhe njëkohësisht është ditëlindja e komandantit Legjendar, Adem Jasharit. Më 28 Nëntor do t'i mbushte 60 vjet. Vetë rënja dhe vepra e tij tregojnë se jo rastësisht ka lindur më 28 nëntor, është shndërruar në një flamur të kombit tonë, po aq siç është i shenjtë flamuri kombëtar", tha Veseli.

Veseli ka uruar ditëlindjen e komandantit Adem Jashari duke shtuar se Kosova çdo ditë e më tepër po ecë përpara, se ushtria e tij është në rrugën e mirë të partneritetit me forcën më të madhe globale NATO-n, dhe shumë shpejtë do të jetë pjesë e integruar e saj.

Sipas Veselit, shteti i Kosovës është duke përparuar sa i p ërket integrimeve të mëtutjeshme.

"Shteti për të cilin ai dhe familja dhe bashkëluftëtarët e tij dhanë gjak çdo ditë e më tepër është duke u forcuar, nuk ka rrugë që do të na ndal në rrugën tonë drejtë integrimeve euroatlantike", shtoi Veseli.

Kryekuvendari nuk vizitoi familjen e Jashrëve por vazhdoi për në fshatin Boletin, ku prehen eshtrat e heroit tonë të madh kombëtar që lidhet pikërisht me ditën e flamurit, Isa Boletini.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat