UNICEF dhe MD me projekte për të drejtat e të miturve

Kosova

UNICEF dhe MD me projekte për të drejtat e të miturve

Më: 26 nëntor 2015 Në ora: 18:49

Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi sot ka pritur në takim shefen e UNICEF-it në Kosovë, Laila Omer Gad me të cilën ka biseduar për mundësin e bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Drejtësisë dhe organizatës UNICEF në fusha të caktuara e sidomos në reformën për sistemin e drejtësisë në raport me të drejtat e fëmijëve.

Ministri Kuçi e ka falënderuar Gad dhe në përgjithësi punën që UNICEF ka bërë në Kosovë që nga themelimi e deri më tani në zhvillimin dhe rritjen e vetëdijesimit publik dhe në përpjekjet për të ndërtuar një shoqëri më kompetitive. Sipas një komunikate të MD-së, Kuçi e vlerësoi lart punën që UNICEF ka bërë në raport me kushtet e përgjithshme të Qendrës Edukuese – Korrektuese për Fëmijë me theks të veçantë rritjen e kualitetit të edukimit në këtë qendër dhe gjithashtu kushteve të përgjithshme në bazë të të Drejtave Ndërkombëtare.

Gjatë këtij takimi Ministri Kuçi dhe Gad u dakorduan që bashkëpunimi mes të Ministrisë së Drejtësisë dhe UNICEF-it të vazhdojë edhe më tutje drejt realizimit të projekteve me rëndësi për shoqërinë tonë e në veçanti mbi të drejtat e fëmijëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat