Kurteshi: Pushteti po rrëshqet në diktaturë policore (Foto)

Kosova

Kurteshi: Pushteti po rrëshqet në diktaturë policore (Foto)

Më: 26 nëntor 2015 Në ora: 13:36

(E plotesuar) Anëtari më i ri i Lëvizjes Vetëvendosje Sami Kurteshi ka thënë se aderimi i tij në këtë Lëvizje është krejt e natyrshme.

“Unë kam qenë njeri politik gjithmonë. Jo që kam qenë anëtar i Vetëvendosjes. Ndërsa arsyeja e aderimit në VV është një shtrat ku unë e gjej veten time”, ka thënë Kurteshi. Ai menjëherë ka filluar që të kritikojë pushtetin e që siç tha “po rrëshqet në diktaturë policore duke ndjekur njerëzit që mendojnë ndryshe. Kjo është motivi që dua të angazhohem në politikë”, ka thënë Kurteshi gjatë konferencës për media e organizuar në selinë e Vetëvvendosjes.

Sa i përket veprimeve si Avokat i Popullit, Kurteshit tha se ato kanë qenë në përputhje me Kushtetutën.

Ndërkaq sa i përket veprimeve të opozitës në Kuvend Kurteshi tha se ato janë shprehje e protestës dhe inkurajim për qytetarët.



Sami Kurteshi aderon në Vetëvendosje

Ish Avokati i Popullit, Sami Kurteshi, ka aderuar në Lëvizjen Vetëvendosje.

Aderimin e tij Kurteshi pritet ta bëj publik në një konferencë të përbashkët me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri.

Përafrimi i tij më këtë subjekt është vërejtur kohëve të fundi. Po ashtu, Sami Kurteshi është vëllai i deputetit të Vetëvendosjes Ismail Kurteshi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat