Pajaziti: Kriza politike çështje e inateve nga koha e VLAN'it

Kosova

Pajaziti: Kriza politike çështje e inateve nga koha e VLAN'it

Më: 25 nëntor 2015 Në ora: 23:19

Zenun Pajaziti, deputet i PDK, tha se nuk prishe pune që ka aktivitete protestuse për 28 Nëntor, edhe pse sipas tij nuk është mënyra ma e mire për të festuar Festën e Flamurit.
Pajaziti bën thirrje për mospërdorim të dhunës gjatë këtij manifestimi publik që ka me u mbajte nga opozita.

"Dhuna nuk na çon askund", tha ai.
"Janë akumuluar një varg i çështjeve që po pretendohet se janë problematike, të cilat nuk duhet me nda klasën politike e çështjet mos me u vazhdu më tutje", tha Pajaziti, duke shtuar se nuk dëshiron të komentoj për ngjarjet e kohëve të fundit.

"Veprimet e opozitës janë veprime jodemokratike. Ne duhet me u ule me bë punën tone si të pjekur", bënë thirrje Pajaziti.
Pajaziti i shpjegoi problemet politike në degën e PDK-së në Gjilan, po ashtu tha se mbas zgjedhjes si kryetar i kësaj dege, ka për qëllim këndelljen e kësaj dege dhe të qytetit të Gjilanit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat