​KMLDNJ i del në mbrojtje rektorit Zejnullahu

Kosova

​KMLDNJ i del në mbrojtje rektorit Zejnullahu

Më: 7 tetor 2015 Në ora: 13:11

Këshilli për Mbrojtjen, Liritë dhe të Drejtave të Njeriut ka reaguar sot duke i dalë në mbrojtje rektorit të Universitetit të Prishtinës.

KMDLNJ në reagimin e sotshëm bën thirrje që të ndalet fushata kundër rektorit Ramadan Zejnullahu.

Reagimi i KMDLNJ:

Që nga fillimi i punës si rektor i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Ramadan Zejnullahu i është nënshtruar një trysnie për t’ia bërë sa më të vështirë apo për t’ia pa mundësuar përpjekjet për luftimin e dukurive negative, nepotizmit, joprofesionalizmit dhe degradimit të skajshëm që seriozisht e ka rrezikuar dhe po e rrezikon këtë institucion të lartë arsimor.

Përpjekjet e rektorit Zejnullahu për ngritjen e cilësisë në këtë Universitet ishte pengesë për ata që pa merita zunë vendet udhëheqëse apo që plagjiaturën e shihnin, e kishin dhe e shfrytëzonin si të vetëm mundësi për avancimin e tyre profesional dhe shkencor.

Rektori Zejnullahu vuri digë edhe ndaj atyre që pa merituar përpiqeshin të regjistroheshin në këtë Univ ersitet dhe e ndali këtë dukuri sikur që filloi të vendosë një rregull në vlerësimin e drejtë të punimeve shkencore në bazë të cilave pastaj bëhej vlerësimi objektiv i atyre që synonin pozita në procesin e mësimdhënies si kusht për ngritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe mësimnxënies.

Tash po shihet një fushatë e orkestruar e faktorit politik dhe jopolitik (disa organizata studentore) të cilët kërkojnë shkarkimin e rektorit Zejnullahu apo po krijojnë kushte që ai të dorëhiqet nga posti i rektorit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

KMDLNj e përkrahë rektorin Zejnullahu në përpjekjet për vendosjen e një rendi dhe rregulli në Universitet dhe njëkohësisht kërkon nga politika t’i mbajë duart larg Universitetit duke kontribuar në këtë mënyrë në ruajtjen e pavarësisë së Universitetit sikur edhe largimin nga ndikimi i çdo lloj politike, qoftë të pozitës apo opozitës. Rektori Zejnullahu duhet t ë jetë këmbëngulës dhe në asnjë mënyrë nuk duhet t’i nënshtrohet presioneve që kërkojnë që ai të dorëhiqet apo shkarkohet. Dorëheqja eventuale është dorëzim para presioneve ndërsa shkarkimi eventual është përgjegjësi jo vetëm morale e atyre që do ta bëjnë këtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat