Përfundon takimi i liderëve opozitarë

Kosova

Përfundon takimi i liderëve opozitarë

Më: 2 tetor 2015 Në ora: 18:19

(I plotësuar)- Liderët e tri partive opozitare, Visar Ymeri i VV-së, Ramush Haradinaj nga AAK-ja dhe Fatmir Limaj nga Nisma pasditen e sotme kanë zhvilluar një takim të përbashkët në Prishtinë.
Zëdhënësi i VV-së, Frashër Krasniqi ka konfirmuar mbajtjen e këtij takimi i cili tashmë veç sa ka përfunduar.
“Takimi ka përfunduar. Ka qenë takim në vazhdën e takimeve të rregullta për bashkërendimin e veprimeve të opozitës”, ka thënë shkurt Krasniqi.

Opozitarët tash e sa kohë janë bërë bashkë për të kundërshtuar marrëveshjet e arritura në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë. Ata këto kundërshtime janë duke i bërë në mënyra të ndryshme siç është edhe rasti i fundit duke bllokuar seancat e Parlamentit të Kosovës dhe organizmin e përbashkët të peticionit kundër Demarkacionit me Malin e Zi dhe “Zajednicës”.
.................
Tre liderët opozitarë, Visar Ymeri nga Lëvizja Vetëvendosje, Ramush Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Fatmir Limaj i Nismës, janë duke mbajtur një takim të përbashkët në Prishtinë.
Burime të Klan Kosovës njoftojnë se treshja e bllokut opozitar janë mbledhur në këtë takim të radhës për ta bërë koordinimin e hapave të mëtutjeshëm që pritet t’i ndërmarrin në ditët e ardhme.
Opozitarët kosovarë të përbashkëta i kanë pasur veprimet politike tash e sa kohë, duke bllokuar seancat e Parlamentit të Kosovës dhe organizmin e përbashkët të peticionit kundër Demarkacionit me Malin e Zi dhe marrëveshjet e fundit të arritura nga Qeveria e Kosovës me atë të Serbisë në Bruksel.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat