Zeka kritikon Vetëvendosjen: Nëse vazhdoni kështu as ne parlament nuk keni me hy

Kosova

Zeka kritikon Vetëvendosjen: Nëse vazhdoni kështu as ne parlament nuk keni me hy

Nga: P.R Më: 2 shtator 2015 Në ora: 14:30

Gazetari Milaim Zeka në rrjetin social facebook ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Themelore te Prishtinës, për dënimin e Alban Morinës, i cili disa ditë më parë kishte kërcënuar djalin e kryeministrit Mustafa dhe zëdhënësin e Qeverisë, Arban Abrashi.

Zeka po ashtu ka kritikuar Vetëvendosjen duke thënë së deri me tash ata kane dhënë vetëm një shembull të keq. Ai ka shkruar se nëse vazhdon kështu atëherë as në parlament nuk do te hyj. “Deri sot Vetvendosja na ka dhene vetem nje yrrnek: ate te prishjes, te djegjes, te shkatërrimit”, ka shkruar Zeka./BS/

Ja postimi i plotë:

Veshtire me na ra ne fije ne disa gazetareve Vendimi i Gjykates Themelore te Prishtines, per ta denuar me procedure te shpejtuar Alban Morinen, nga komuna e Klines, eshte kritikuar nga disa mediume tona. Ai, para disa ditesh, permes rrjetit te tij social, beri kercenim per vrasje ndaj ministrit Abrashi, madje duke thene qe do t i vjerrin neper samafora. Gjykata veproi shume shpejte, edhe une personalisht du me gezu kete Gjykate, sepse kur ndodhin kercenime kaq mesjetare, normal qe duhen o gjykata, o kanuni. Dhe sinqerisht nuk e kuptoj se ku ka hapesire ketu per ta kritikuar gjykaten, perpos qe duhet nxitur qe edhe kur behen sulme te tilla ndaj cdo qytetari tjeter, shteti duhet te veproj. Lajmi tjeter i keq ishte rreximi i gardhit te qeverise nga ana e aktivisteve te Vetvendosjes. Nese ju keni pa qe dikund ne bote ju lejojne me rrezu muret, apo rrethojat e ndertesave te qeverive, tregona vella, te shkojme ne ate vende edhe te jetojme. Me vjene keq ta them, po deri sot Vetvendosja na ka dhene vetem nje yrrnek: ate te prishjes, te djegjes, te shkaterrimit. Tregona more dikush qysh me ba ma mire se qeta qeveritar, se per me shkaterru jane keta vet. Nuk ka nevoje per VV. Tregoni te rinjeve tane ndonje alternative te hajrit, se besoni qe nese vazhdoni me perdor kete model qeverisje, as ne parlament nuk keni me hy. Ishalla jam gabim, edhe ju kerkoj falje....

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat