Thaçi në Facebook: Na duhet ende mbështetja e SHBA-së

Kosova

Thaçi në Facebook: Na duhet ende mbështetja e SHBA-së

Më: 31 gusht 2015 Në ora: 14:37

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaci ka pritur sot në takim ambasadorin e ri amerikan në Kosovë, Gregory Delawie.
Thaci shkruan në Facebook se gjatë vitet që Delawie do të jetë këtu, Kosovën e presin hapa të mëdha në rrugën drejtë integrimit në NATO dhe BE.

“Sot pata kënaqësinë të pres përfaqësuesin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, ambasadorin Gregory T. Delawie. Duke i uruar mirëseardhje në Kosovë ambasadorit Delawie, theksova edhe një herë se Kosova dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës gëzojnë marrëdhënie të veçanta dhe se këto raporte dhe ky bashkëpunim i shkëlqyer që kemi pasur deri më tani vetëm sa do të forcohen edhe më shumë. Në vitet që ambasadori Delawie do të jetë këtu, Kosovën e presin hapa të mëdhenj në rrugën e saj drejt integrimit në NATO dhe BE, prandaj mbështetja nga miqtë tanë si SHBA-ja mbetet qenësore. HTH”, shkruan Thaci në Facebook./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat