MPMS-ja i japi Kishës Ortodokse 32,989 euro

Kosova

MPMS-ja i japi Kishës Ortodokse 32,989 euro

Më: 31 gusht 2015 Në ora: 09:40

​Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale nga janari deri në shtator të vitit që shkoi i kishte paguarKishës Ortodokse 32,989 euro për qiranë e një hapësire të shfrytëzuar nga Agjencia e Antikorrupsionit (AKK) dhe MPMS si pasojë e një vendimi nga Kryeministri në vitin 2011. Po ashtu, me aprovim të ish-ministrit Nenad Rasiq, është paguar avansi prej 4,039€ për gjashtë persona të cilët nuk ishin punëtorë të Ministrisë.

Kështu thuhet në raportin e Auditorit të Përgjithshëm, sipas të cilit mjetet duhet të siguroheshin nga Ministria e Financave(MF) por kjo ndarje buxhetore nuk ishte bërëdhe këto pagesa nuk kanë qenë të planifikuara në buxhet. Auditori thotë se pas këshillës së dhënë në auditimin e tyre të ndërmjetëm, Ministria kishte ndërprerë ekzekutimin e këtyre pagesave.

Raporti flet edhe për menaxhim jo i duhur i avanseve për udhëtime zyrtare, ku thuhet se vlera eavanceve të pambyllura në PVF ishte 30,494€. 21,161€ në lidhje me kredit kartelat dhe pjesa tjetër avance për udhëtime të zyrtarëve jashtë vendit, nuk janë arsyetuar me dëshmitë përkatëse.

“Me aprovim të Ministrit, është paguar avansi prej 4,039€ për gjashtë persona të cilët nuk ishin punëtorë të Ministrisë nga maji 2014.Shuma prej 1,924€ nuk është arsyetuar me dëshmi mbështetëse për shpenzimin; dhe në dy ra ste janë paguar avanse prej 2,577€ për udhëtime zyrtare. Në dosjën e pagesës mungonin ftesat për ketë udhëtim. Në një rast, aprovimi i udhëtimit zyrtar është bërë pas realizimit të udhëtimit. Këto situata kishin ndodhur në mungesë të kontrolleve efektive të mbikëqyrjes dhe aprovimit”, thuhet në raportin e Auditorit.

Ministria kishte paguar vlerën prej 270,360€ për financimin e OJQ-ve sipas një UdhëzimiAdministrativ (UA) të nxjerrë ngaMinistri (UA 01/2014)dhe i cili nuk kishte bazëligjore dhe përzgjedhjae përfituesve ishte bërë pa përcaktuar kritere paraprake.

“Shuma prej 174,060€ nuk ishte e arsyetuar përmes raporteve përcjellë se të kërkuara; dhe Përfitues publik dhe individual me 602,635€ janë mbështetur vetëm me vendim të Ministrit. Nuk ka pasur ndonjë kontratë/marrëveshje dhe natyra e veprimtarisë së këtyre përfituesve nuk ishte në harmonime objektivat e Ministrisë(Projektet për: sfidat dhe mund ësitë e zgjedhjeve në Kosovë, transportin e fëmijëve,transportin e grumbullimit të qershijave, zhvillimin ekonomik në Graqanicë dheNovobërdë etj)dhe përzgjedhja e tyre nuk ishte bërë përmes shpalljes publike. Shuma 28,400€ nuk ishte arsyetuar me raportet përcjellëse. Në 37nga 100 mostrat e testuara kemi identifikuar se Ministria kishte paguar pensionet bazike dhe kontributive të afërmve (familjarëve) edhe pas vdekjes së pensionistëve. Vlera e këtyre mbi pagesave ishte 7,569€.Në një rast, një pensionist kishte marrë pension në pagesë retroaktive 60€ më tepër dhe në një rast, pensionisti edhe pse nuk i kishte përmbushur kriteret për pensionin kontributiv ka pranuar retroaktivisht pagesën prej 816€. Këtopagesa janë në kundërshtim me kërkesat ligjore dhe rregulloreve ekzistuese dhe kanë ndodhur në mungesë të kontrolleve mbi zbatimin efektiv të këtyre kërkesave.

Sipas MarrëveshjessëMirëkuptimit(MiM) të lidhur në mestë Ministrisë, Shoqatave të dala ngalufta dhe Qendrave për Mjekësi Rehabilituese(Banja e Kllokokit, Pejës dhe Nëna Naile),Ministria financon trajtimin e invalidëve të luftës të përzgjedhur nga Ministria dhe Shoqatat.

“Vlera e këtyre pagesave ishte 129,570€ për vitin 2014. Nuk janë siguruar dëshmi për vërtetimin estatusit të „invalidit‟, derisa ne kemi gjetur se disa nga përfituesit e këtij shërbimi nuk i takojnë kësaj kategorie të pensionistëve; dhe Në një rast, për pensionin e paguar retroaktiv prej 978€ mungontevendimii fundit për vazhdimin e pensionit, ndërsa në një rast tjetër në vlerë prej 1,792€ mungonin dokumentet e identifikimit të përfituesit “, thuhet në raport.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat