Beqiri: Unë do të reagoja edhe më ashpër se Mustafa

Kosova

Beqiri: Unë do të reagoja edhe më ashpër se Mustafa

Më: 28 gusht 2015 Në ora: 18:27

Sekretari organizativ i LDK-së, Ismet Beqiri ka folur për statusin e kryeministrit në Facebook ku e quan gomar, Albin Kurtin.

Ai e ja arsyetuar kryeministrin Mustafa, duke thënë se i është atakuar familja. Ai ka thënë se do të kishte reaguar edhe më ashpër se Mustafa, nëse do t’i atakohej familja.

“Ajo që mund të them është për keqardhje sjellja e VV në kohë të gjatë. Është për keqardhje se një gjuhë të tillë, të rrugës kane filluar ta aplikojnë në Kuvend të Kosovës. Mos të harrojmë qytetarët e Kosovës, nuk e kanë traditë të përdorin fjalë të tilla. Atë që e ka thënë zotëri Mustafa, nuk du me komentu, përveç asaj që VV duhet të heq dorë nga logjika e atakimit të pronës private. Zotni Mustafa nuk është kryeministër i Prapashticës, por i Kosovës, por është edhe kryefamiljar dhe nuk është në traditën dhe në nderin e shqiptarëve të sulmohet prona private dhe familja. Ka përfunduar koha e sistemit bolshevik, qytetarët e Kosovës nuk i dojnë komunistët. Po e dëshmojnë çdo ditë se e kanë në shpirt me dëmtu pronën private dhe shtetërore. Alternativ e kanë rrugën dhe vetëm rrugë”, ka thënë Beqiri, i ftuar në Info Magazine.

Beqiri ka thënë se nëse Agjencia Kundër Korrupsionit vëren se ka pasur shkelje në tenderin e rregullimit të veturës nga djemtë e kryeministrit, le të ndërhyj.

“Nëse Agjencia Kundër Korrupsionit gjen dicka le të ndërhyj”, ka thënë Beqiri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat