Çollaku: Migrimin mund ta parandaloj Evropa duke investuar në Ballkan

Kosova

Çollaku: Migrimin mund ta parandaloj Evropa duke investuar në Ballkan

Më: 27 gusht 2015 Në ora: 19:18

Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, gjatë një interviste për televizionin gjerman Deutche Welle ka thënë se parandalimi i migrimit ilegal mund ta bëj BE-ja duke investuar më shumë në perspektivën evropiane të Kosovës.

“Sapo dhashë një intervistë për Deutche Welle nga Samiti i Vjenës, ku interesim të veçantë po i kushtohet temës së migrimit të parregullt në Evropë. Thash se mënyra më e mirë për të parandaluar migrimin është investimi më i madh i BE-së dhe sigurimi i perspektivës evropiane dhe konkretizimi i saj sa më i shpejtë. Samiti i sotëm i Vjenës që rrjedhë nga Procesi i Berlinit të filluar vitin e kaluar, shënoi edhe një hap më tej në rritjen e bashkëpunimin midis gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Agjenda e sotme u fokusua në përballjen me sfidat e përbashkëta, përfshirë migrimin, përforcimi i bashkëpunimin rajonal për të nxitur rritjen ekonomike, dhe dialogun fetar dhe anti-ekstremizmit etj. BE është zotuar për mbështetje konkrete që do të jetë e dukshme për të gjithë qytetarët e rajonit, përfshirë këtu 1 miliard Euro për vitet në vazhdim në fushën e përmirësimit të infrastrukturës së transportit, si dhe në fushën e energjisë, shkëmbimit, arsimit dhe trajnimeve profesionale etj”, ka shkruar Çollaku në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat