Ngordhje masive e peshqve në lumin Sitnica

Kosova

Ngordhje masive e peshqve në lumin Sitnica

Më: 4 gusht 2015 Në ora: 20:50

Rryma ka shkaktuar telashe edhe në Frashër të Mitrovicës. Besohet se ajo ka qenë shkaktar i ngordhjes së shumë peshqve në këtë lumë të mbushur tashmë me peshq të ngordhur.

Një pjesë e lumit Sitnica në Mitrovicë, ka marrë një pamje të pazakontë.

Peshkatarët janë alarmuar kur panë se sipërfaqja e kësaj rrjedhe ujore është mbushur me një sasi të konsiderueshme të peshqve të ngordhur.

Anëtari i Kryesisë së Shoqatës së Peshkatarëve "Ibri" në Mitrovicë, shprehet i shqetësuar. Pa dashur të japë vlerësim për sasinë e peshqve të ngordhur, Gani Beqiri thotë se dëmi është i madh. Ai nuk përjashton mundësinë që faktori njeri të ketë gisht në këtë katastrofë.

Beqiri thotë se kjo nuk është hera e parë që në lumenjtë e Kosovës sheh skena të tilla.

Një pjesë të fajit ua hedh edhe institucioneve përgjegjëse.

RTK ka kontaktuar me Policinë e Kosovës, por zëdhënësi për rajonin e Mitrovicës Avni

Zahiti, tha se askush nuk ka bërë ndonjë ankesë te ta dhe se Policia nuk ka nisur ndonjë

proces hetues. Ndërsa në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor thonë se inspektorët kanë dalë në vendin e ngjarjes për të mbledhur mostrat. Rezultatet e analizave pritet të publikohen gjatë kësaj jave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat