​Magjistralja Prishtinë-Pejë lirohet për qarkullim

Kosova

​Magjistralja Prishtinë-Pejë lirohet për qarkullim

Më: 31 korrik 2015 Në ora: 21:28

Pas disa orës, magjistralja Prishtinë-Pejë është liruar për qarkullim të automjeteve.

Kjo magjistrale ishte bllokuar për disa orë pasi që afër fshatit Komoran kishte ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti të KFOR-it dhe një veture civile të markës Golf.

Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes në këtë aksident ka edhe të lënduar, përfshirë edhe ushtarë të KFOR-it.

Këta të fundit kanë përdorur edhe helikopterin për të bartur ushtarët e vet të lënduar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat