Pas dy muajve mungesë, tash në QKMF-të ka insulinë

Kosova

Pas dy muajve mungesë, tash në QKMF-të ka insulinë

Më: 3 korrik 2015 Në ora: 23:59

Në depot e ministrisë ka insulina me bollëk, por pacientët me diabet vuajnë mungesën e tyre.

Ata edhe sot janë kthyer pa e marrë këtë medikament, i cili jepet falas nëpër institucione publike shëndetësore. RTK është interesuar për këtë shqetësim të pacientëve, dhe pasdite Ministria ka reaguar. Tashmë ka insulinë për të prekurit nga diabeti.

Ka dy muaj që 1800 pacientë me diabet presin ta marrin insulinën.

Vizitat e tyre janë të shpeshta në barnatoren e qendrës kryesore të mjekësisë familjare në Prishtinë.

Edhe sot, si ditët e tjera ata u kthyen pa marrë asgjë.

Derisa qendra mjekësore nuk i jep, ata janë të obliguar t'i blejnë.

Drejtori i qendrave të mjekësisë familjare në Prishtinë, thotë se ka sasi të tyre, mirëpo mungojnë llojet. Sipas tij, kjo mungesë ka ndodhur për shkak të ndryshimit të terapisë së pacientëve.

Pas interesimit të RTK-së për këtë çështje, Ministria e Shëndetësisë nisi të premten pasdite shpërndarjen e këtij medikamenti të domosdoshëm për personat e prekur nga diabeti.

Pas dy muajve mungesë, tash në qendrat e mjekësisë familjare ka insulinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat