​Dy fshatra të Podujevës bëhen me asfalt

Kosova

​Dy fshatra të Podujevës bëhen me asfalt

Më: 3 korrik 2015 Në ora: 18:04

Në kuadër të realizimit të projekteve të planifikuara për sivjet, janë asfaltuar rrugë në fshatrat Lladoc dhe Livadicë.

Sipas zyrës për informim të komunës së Podujevës për të përcjellë nga afër finalizimin e projekteve për asfaltimin e rrugëve, drejtori i Drejtorisë së Planifikimit Urban dhe Mbrojtjes së Mjedisit Durim Salihu, vizitoi punimet në rrugët e këtyre fshatrave.

Drejtori Salihu premtoi rritje të dinamikës së realizimit në të gjitha projektet e planifikuara për sivjet nga drejtoria që ai udhëheq.

Ndërsa banorët e të dy fshatrave u shprehën të kënaqur me asfaltimin e rrugëve, duke thënë se këto investime do të ndikojnë në përmirësimin e infrastrukturës dhe ngritjen e cilësisë së jetës.

Gjatësia e rrugëve të asfaltuara në këto fshatra është rreth 3.5 km.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat