Qytetarët njoftohen me punën e Komunës

Kosova

Qytetarët njoftohen me punën e Komunës

Më: 30 qershor 2015 Në ora: 12:50

Puna gjashtë mujore e ekzekutivit të komunës së Ferizajt ka qenë në fokus të një debati me qytetarë të mbajtur të martën në të cilin është folur për të arriturat dhe sfidat.

Problemet infrastrukturore të ngritura nga qytetarët kanë qenë më të theksuarat, ndërsa kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa, i ka siguruara ata se komuna me sukses po i përmbush të gjitha detyrat që dalin nga planifikimet e bëra. Ai është shprehur i kënaqur me shpenzimin e mjeteve buxhetore për këtë periudhë, ndërsa ka thënë se realizimi i tij në investimet kapitale arrinë shkallën e 40 përqindëshit.

“Kemi shfrytëzuar të gjitha procedurat për shpenzimin e mjeteve sipas parashikimeve buxhetore për periudhën 6 mujore të këtij viti dhe jemi jashtëzakonisht të kënaqur me shkallen e realizimit të buxhetit i cili vetëm në investimet kapitale është realizuar në masën 40% që është një shkallë e mirë e shpenzimit të parasë publike në dobi të qytetarëve”, ka thënë Svarqa

Për më tepër ai është ndalur veçmas tek aplikimi i standardeve gjatë implementimit të projekt eve duke thënë se komuna është e interesuar që ato të jenë nivelit të lartë e që prekin standardet

“Nuk do të ndalemi me shifra por do të flasim për aplikimin e standardeve për kryerjen e projekteve që ne po i aplikojmë e të cilat janë të nivelit të lartë të njohura jo vetëm në rajonin tonë dhe i afrohen standardeve evropiane në infrastrukturën rrugore dhe infrastrukturën tjetër, në ujë, kanalizime, trotuareve, zgjerimit të hapësirave publike etj.”, ka nënvizuar Svarqa

Edhe lidhur me shpërndarjen e mjeteve buxhetore, kryetari Svarqa, ka vë në dukje se ajo është bërë në mënyrë proporcionale dhe kjo është bërë duke zbatuar kriteret siç është dendësia e popullsisë dhe shtrirja gjeografike e vendbanimeve të komunës” ka thënë Svarqa.

Duke iu referuar projekteve që pritet të realizohen, kryetari Svarqa, ka përmendur projektet e ndriçimit, projektin kapital të kolektorit në fshatin Varosh,një do nacion nga qeveria austriake për përfitimin e një impianti për trajtimin e ujërave të zeza dhe ndërtimin e një fabrike të ujit në kryqin e rrugës për Talinoc të Muhaxherëve.

Ai ndër të tjera ka përmendur edhe subvencionimet duke thënë se brenda periudhës trevjeçare komuna do të investoj shumë në disa degë të bujqësisë duke përmendur, blegtorinë, bletarinë, perimtarinë etj.

”Gjatë kësaj periudhe kemi shpërndarë 220 krerë lopë qumështore, ndërsa brenda tre vjeçarit të ardhshëm këtë shifër do ta ngrinim në 1500 krerë”, ka potencuar Svarqa, i cili me këtë rast ka përmendur edhe disa projekte kapitale që pritet t’i realizon së bashku me pushtetin qendror siç është rruga Koshare-Lubovc- Tërrn që lidhë dy magjistralet.

Në anën tjetër qytetarët varësisht nga zonat që vijnë kanë adresuar problemet e tyre.Rregullimi i rrugëve me asfalt, kanalizimet, ujësjellësit, ndriçimi publik etj, kanë qenë në fokus të interesimit të tyre, ndërsa nuk kanë munguar edhe çështjet që lidhen me historinë.

Rifat Bajraktari nga fshati Pleshinë ka kërkuar që të ndriçohet figura e luftëtarëve të rënë në luftën e Ferizajt me 1945, ndërsa Shaban Murati, ka kërkuar që të shpejtohet procedura e ngritjes së shtatores së heroit të kombit Ahmet Hoxha.

Në debatin me qytetarët e komunës, kryetari Svarqa, është ndaluar edhe të disa siç i quajti ai hendikepe që e kanë përcjellë punën e tij duke vënë theksin në mungesën e konfirmimit për hapjen e kompanisë”Ambienti” ,ndërsa është shprehur pro themelimit të Drejtorisë së Inspeksionit e cila pritet të bëhet shumë shpejtë pas ndryshimit të statutit të komunës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat