Ramush Haradinaj lirohet, në orën 03:00 të mëngjesit pritet të arrijë në Kosovë

Kosova

Ramush Haradinaj lirohet, në orën 03:00 të mëngjesit pritet të arrijë në Kosovë

Më: 19 qershor 2015 Në ora: 09:45

(E plotesuar) - Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj pritet që në orët e vona të natës të mbërrij në aeroportin e Tiranës në Rinas, për nga do të niset pastaj drejt Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar edhe këshilltari i tij politik, Avni Arifi. Arifi ka thënë se Haradinaj do të mbërrij pas mesnatës në Tiranë.

“z.Haradinaj mbërrin pas mesnatës në Tiranë, ku pastaj me veturë do të niset drejt Prishtinës”, ka thënë Arifi.

Kreu i AAK-së pritet të arrijë në Kosovë rreth orës 03:00 të mëngjesit.

Haradinaj ishte ndaluar nga policia sllovene të martën për arsye të një flet arresti të lëshuar nga Serbia në vitin 2004.

*********************

Zyrtarë të AAK-së i thanë gazetës “Bota sot” se brenda pak orësh pritet kthimi i Ramush Haradinajt nga Sllovenia, pasi tashmë e ka marrë pasaportën dhe është vetëm çështje biletash, koha, se kur do të arrijë në Prishtinë.
Burime nga AAK-ja i thanë gazetës “Bota sot” se brenda pak kohësh pritet lirimi i Ramush Haradinajt. “Aktualisht pritet vetëm dorëzimi i pasaportës”, thotë ky burim.

Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj është në udhëtim e sipër për në Kranj për të marrë pasaportën e konfiskuar nga autoritetet policore sllovene më 17 qershor në aeroportin e Lubjanës.

Për kthimin e pasaportës ka vendosur Gjykata Themelore e Kranjit e cila edhe ishte marrë me rastin.

Në Kranj, bashkë me Haradinajn, ka udhëtuar edhe ambasadori i Kosovës në Lubjanë, Nexhmi Rexhepi.

Haradinaj mbetet në Slloveni, Gjykata shqyrton ankesën dhe kërkesën e Serbisë për ekstradim

Ramush Haradinaj edhe më tutje do të mbetet në Slloveni. Këtë vendim e ka marr Gjykata në Kranj, shkruajnë mediat serbe. Haradinaj duhet të mbetet në Slloveni pasi Gjykata duhet të procedojë ankesën para se ajo të vazhdojë së trajtuari kërkesën e Serbisë për ekstradim.

Gjykata është arsyetuar se e ka marrë "ankesën për mënyrën e zhvillimit të procedurës lidhur me arrestimin e shtetasit të Kosovës.

Gjyqi njëkohësisht ka sqaruar se “në rast të ekstradimit të të huajit, shtetasit të Kosovës, Serbia në bazë të fletë arrestit ndërkombëtar, personi i arrestuar ka premtuar se nuk do ta braktisë vendin".

Haradinaj tha para gjykatësit se ai nuk do të largohet nga Sllovenia pa miratimin e gjykatës. Pasaporta e tij është pezulluar përkohësisht.

Ramush Haradinaj ka tri ditë që është arrestuar në aeroportin e Lubjanës derisa po kthehej nga Gjermania në Kosovës. Fletë arrestin për në Interpol me akuzën për krime lufte në Kosovë e kishte dorëzuar Serbia./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat