Limaj-Qeverisë: Populli ju dha mandat me qeverisë vendin, e jo me ja t'kurr sovranitetin e shtetit

Kosova

Limaj-Qeverisë: Populli ju dha mandat me qeverisë vendin, e jo me ja t'kurr sovranitetin e shtetit

Më: 30 maj 2015 Në ora: 15:59

Lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka reaguar përmes një shkrimi në Facebook duke thënë se ”Drejtuesit e institucioneve dhe partnerët e koalicionit duhen të qeversin vendin me kompetencat që ju jep ligji, ky është mandati që ju është dhën atyre nga qytetaret”.

”Ju, e askush tjetër nuk ka as kompetenc, e as mandat të negocioj për kufizimin apo bartjen sovranitetit të shtetit. Krijimi i të ashtuquajturave grupe teknike dhe politike për këtë çështje është anti kushtetues dhe jo legjitim”, shkruan Limaj në Facebook.

Sipas Limaj krijimi i këtyre grupeve teknike dhe politike është antikushtetues dhe jo legjitim.

”Kush ju dha juve të drejt të krijoni kto grupe për të negociuar sovranitetin e shtetit tonë? Me numrat (shumicën) në parlament ju keni legjimitet të qeverisni në kuadër të sistemit kushtetues e politik të vendit, e ju dhe askush duke u mbështet dhe duke u thirr në numrat (shumicën) e votave në parlament nuk ka mandat e as legjitimitet që me amandamentime kushtetuse ta shkelni dhe ta kufizoni sovranitetin e shtetit”, shkruan më tutje Limaj.

Lideri i Nismës ua bën me dije qeverisë se këtë mund ta bëj vetëm populli përmes referndumit.

”Po e përsëris juve si koalicion, populli ju ka dhën mandat me qeverisë me vendin, e jo me ja t'kurr sovranitetin e shtetit. F. L.,”, përfundon Limaj./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat