Aeroportit të Prishtinës i shtohen edhe dy kompani ajrore

Kosova

Aeroportit të Prishtinës i shtohen edhe dy kompani ajrore

Më: 28 maj 2015 Në ora: 12:42

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka bërë përgatitjet dhe është në proces të planifikimit të trafikut shtesë për sezonin e lartë verore 2015. Planifikimit të fluturimeve së fundmi iu shtuan edhe dy kompani ajrore të cilat do të fillojnë operimet nga 29 Qershori i këtij viti.

Sipas një njoftimi të Aeroportit, bëhet me dije se është Express Airways - Kompani Sllovene me bazë në Maribor, e cila do ti shtohet listës së kompanive ajrore që operojnë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës duke ofruar fluturime në destinacionet si Basel/Mulhouse, Bruksel, Hannover, Dusseldorf, Stuttgart dhe Munich.

Kompania ajrore që me herët nuk ishte prezentë në ANP “Adem Jashari”, do të filloj fluturimet që nga 29 Qershori në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, duke i operuar ato me aeroplan të tipit B 737-300 me kapacitet prej 133 ulësesh.

Po ashtu, Kompania ajrore Smartlynx Airlines me bazë në Riga, e cila ka qenë prezent në tregun e Kosovës në periudhën Janar - Prill, do të filloj përsëri me fluturime nga 29 Qershori i këtij viti.

Smartlynx Airlines do të ofroj fluturime në disa destinacione si Malmo, Basel/Mulhouse, Bruksel, Hannover, Dusseldorf, Stuttga rt, Munich dhe Memmingen.

Nw njoftimin dërguar nga ana e Aeroportit, thuhet se me nxitjen e kompanive të reja ajrore, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës po krijon lehtësirat e mundshme për kompanitë ajrore dhe pasagjerët si dhe kontribuon në vazhdimësi në rritjen e produkteve dhe opsioneve për udhëtime në/nga ANP “Adem Jashari”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat