Edhe 16 vjeçarët përdorin marihuanë

Kosova

Edhe 16 vjeçarët përdorin marihuanë

Më: 26 maj 2015 Në ora: 16:01

Luftimi kundër përdorimit të paligjshëm të drogave mbetet njëra ndër sfidat më të rëndësishme me të cilat ballafaqohet vendi. Lufta kundër përdorimit të drogave në Kosovë është tejet komplekse, popullata e Kosovës është shumë e re, kryesisht nën moshën 25 vjeçare dhe kjo grup moshë ka të ngjarë të eksperimentoj me droga të paligjshme.

Kështu u tha sot në seminarin pasuses mbi zvogëlimin e kërkesës për drogë dhe dëmit nga droga të organizuar nga OSBE-ja dhe Policia e Kosovës.

Hans Bengtsson, këshilltar i lartë kundër krimit të organizuar në misionin e OSBE-së në Kosovë tha se këto ditë të trajnimit do të shërbejnë për të përmirësuar bashkëpunimin ndërmjet komponentëve kundër përdorimit të drogave.

Bengtsson: Kërkojmë rritje të bashkëpunimit institucional
Video:
“Besoj që këto tri ditë do të shërbejnë për të përmirësuar më tej bashkëpunimin, shkëmbimin e informative ndërmjet Policisë së Kosovës dhe institucioneve, si dhe me qëllim të ngritjes së vetëdijes së gjithmbarshme për sa i përket rëndësisë së zvogëlimit të kërkesës dhe dëmit që vjen nga përdorimi i drogave të paligjshme.” thaBengtsson.

Ai ndër të tjera tha se nëse marrim parasysh edhe shkallën e lartë të papunësisë në vend, krahas përdorimit të drogës mund të paraqet rrezik jo vetëm për shëndetin publik por edhe për sigurinë dhe rendin publik.

Azem Guri, këshilltar politik i ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë shprehu përkrahjen e plotë për nismat që kanë të bëjnë me rritjen e vetëdijesimit kundër abuzimit me droga.

Guri: Keni mbështetjen tonë të plotë në këtë drejtim

“Ne në vazhdimësi japin ligjërata në tema të tilla në shkolla, duke përfshirë edhe ndikimet nga përdorimi i duhanit, alkool dhe drogës” tha Guri.
Ai shtoi se përvojat nga vendet tjera na kanë mësuar që hapi i parë drejt abuzimit me droga është përdorimi i alkoolit.

Bajram Nuhiu, përfaqësues i njësitit antidrogë, nga Policia e Kosovës paraqiti objektivat e parapara në strategjinë kombëtare kundër luftimit të drogave.

Nuhiu: Synojmë realizimin e objektivave të parapara

“Në kuadër të këtij plani si objektiva kryesore janë realizimi i objektivave të parapara në strategjinë kombëtare kundër drogave, luftimi i grupeve kriminale që kanë të bëjnë me narkotik, bashkëpunimi nacional dhe ndërkombëtar”, tha Nuhiu.

Kurse, Lindor Bexheti, punëtorë social në organizatën “Labirinti” që merret me parandalimin e varësisë ndaj drogave tha që statistikat nuk janë shumë të qarta rreth përdoruesve por shqetësues është fakti që kryesisht mosha e re ka filluar përdorimin.

Bexheti: Shqetësuese numri i përdoruesve të rinjë

“Statistikat nuk janë të qarta sa i përket përdoruesve të rinj dhe të vjetër por shihet qartë se ka një rënje në përdoruesit e rinj, ndërsa te të vjetrit hin rehabilitimi që është i qëndrueshëm në mbështetje të organiz atave siç jemi ne” tha Bexheti.

Sipas tij, numri i përdorimit të mariuanës është në rritje sepse është njëra ndër substancat më të përdorura në botë e po ashtu edhe në Kosovë. Ai përveç tjerash kërkoi përkrahje më të madhe nga institucionet publike.
Nga ky trajnim u bë e ditur që tek të rinjët ka ra mosha e përdorimit deri në 16 vjet ka pas raste të eksperimentimit me marihuanë, prandaj është urgjente që të fokusohemi te parandalimi dhe luftimi i drogave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat