Rifat Kryeziu rizgjidhet kryetar i PD-së në Malishevë

Kosova

Rifat Kryeziu rizgjidhet kryetar i PD-së në Malishevë

Më: 3 maj 2015 Në ora: 20:03

Në vazhdën e procesit të brendshëm zgjedhor, Partia e Drejtësisë, ka mbajtur edhe Kuvendin Zgjedhor në degën e Malishevës, ku edhe për një mandat posti i kryetarit iu besua Rifat Kryeziut.
Po ashtu mbi 70 delegatë që morën pjesë në kuvend, zgjodhen edhe kryesinë e re të kësaj dege, si dhe përcaktuan delegatët që do të marrin pjesë në Kuvendin Qendror të partisë.

Kryeziu me këtë rast falenderoi delegatët për besimin e dhënë, duke u zotuar se do të angazhohet për respektimin dhe zbatimin e plotë të programit të PD-së.
Zhvillimi i rinisë dhe fuqizimi i rolit të gruas në shoqëri, sipas Kryeziut, mbeten prioritete gjatë mandatit katërvjeçar, duke mos anashkaluar edhe fushat tjera që kanë të bëjnë me mirëqenien e qytetarëve malishevas.

I pranishëm ishte edhe lideri Ferid Agani, i cili përshëndeti punimet e kuvendit dhe njëherësh i dëshiroi punë të mbarë kryetarit të ri.
Agani ndër të tjera tha se çdo ditë e më shumë po dëshmohet se programi dhe platforma politike e PD-së, mbetet alternativë serioze për qytetarët e vendit.

Sipas tij, kjo parti që nga themelimi ka pasur në fokus të saj vlerat e mirëfillta kombëtare dhe fetare të vet qytetarëve të Kosovës, të cilat janë kultivuar ndër shekuj në këto troje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat