Klosi është “engjëll”, çka janë Thaçi, Veseli e Haliti!

Kosova

Klosi është “engjëll”, çka janë Thaçi, Veseli e Haliti!

Më: 28 prill 2015 Në ora: 11:06

Edhe ish eprori i lartë i UÇK-së, dhe ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari ka reaguar rreth deklaratave të fundit të ish shefit të SHISH-it shqiptar, Fatos Klosit.

Miftari thotë se, po ngritët shumë pluhur rreth të parit të SHISH-i, Fatos Klosit, por, sipas tij, Klosi është “engjëll” kundrejt këshilltarëve që i ka pas afër vetit si Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Xhavit Halitin e shumë të tjerë. Pra, sipas Miftarit këto janë kontributet dhe meritat e Klosit, dhe të kolegëve të tij.

“Klosi ka shumë njohuri dhe ka qenë i implikuar në vrasjen e Ahmet Krasniqit, Sadri Ramqes, Ilir Konushevcit e të tjerë. Pra, Klosi edhe një sukses tjetër, që mund ta quajmë kryesor e kishte pasluftës që është pasuruar bukur mirë. Dhe sukses ka qenë që kurrë nuk ka lejuar armë ofensivë, apo armë moderne me mbërritur në Kosovë. Armët vinin në Kosovë, kësisoj, snajperët ishin pa shënjestër, pra ju mungonin optikët origjinale që ju përkasin atyre armëve dhe në këtë mënyrë ishin sabotuar nga dikush ato armë. Unë pyes Klosin se ku na mbetën snajperët e rënd M-107 Amerikan kaliber 50 BGM -12,5MM, predhat pa ndezëse, minahedhëset pa shënjestër, pra u sabotua armatimi modern për UÇK-në në Kosovë, e për që u pengu FARK-u ajo punë dihet botërisht. Klosi si sukses duhet ta llogarit edhe mos bashkimin e UÇK-së dhe FARK-n, pasi lufta ishte e njëjtë dhe u bënte nga njerëzi të njëjtë”, thekson Miftari.

Miftari, e përmend edhe një fakt të Klosit pasluftës, që ai i ka futur mjetet e përgjimit në shtratin e Xhoanes, gruas së ish kryeministrit të Shqipërisë, Fatos Nanos, i cili pastaj e largoj nga SHISH-i .

“Një sukses tjetër i Klosit është edhe vrasja në prit e Mujë Krasniqit. Por, pse nuk dha kurrë shënime se a u përdoren agjentë të dyfishtë dhe a u paralajmërua sigurimi serb për këtë ngjarje i cili edhe ju ngriti kurthë klasike Mujë Krasniqit dhe bashkëluftëtarëve të tjerë, ku aty u vranë mbi 40 ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Prandaj Klosi e meriton me qenë në listën e Shtabit të Përgjithshëm bashkë me Hashim Thaçin, Adem Grabovcin, Kadri Veselin e Azem Sylen”, thotë Naim Miftari për gazetën “Bota sot”. N.Sh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat