Ja çka thotë Thaçi për Ali Ahmetin?

Kosova

Ja çka thotë Thaçi për Ali Ahmetin?

Nga: N.Sh Më: 27 prill 2015 Në ora: 12:35

Hashim Thaçi, zëvendëskryeministri i Kosovës, sot ka pasë një takim me liderin e BDI-së, Ali Ahmetin. Përmes një postimi në Facebook, Thaçi tregon se është mik i vjetër me Ahmetin.

Ai nuk i la pa i përmend edhe “betejat” e tyre në luftë. Në këtë takim ata kanë folë dhe janë pajtuar që dy vendet të kenë bashkëpunim dhe i kanë dënuar kërcënimet e Maqedonisë.

“Paraditen e kalova me mikun dhe bashkëpunëtorin tim të vjetër, Ali Ahmetin, kryetar i BDI-së dhe lider i shqiptarëve në Maqedoni. Me Aliun ishim bashkë në të gjitha betejat, dikur për të fituar barazinë për shqiptarët, sot për të ndërtuar paqe dhe stabilitet. U pajtuam se dy vendet tona kanë bashkëpunim shembullor, dënuam çdo kërcënim për paqen dhe përsëritëm se Marrëveshja e Ohrit, e garantuar nga bashkësia ndërkombëtare, është korniza më e mirë për shqiptarët në Maqedoni për të realizuar të drejtat e tyre”, është shprehur Thaçi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat