Petrit Selimi: E kemi njoftuar Serbinë se po shkojmë në Beograd

Kosova

Petrit Selimi: E kemi njoftuar Serbinë se po shkojmë në Beograd

Më: 18 prill 2015 Në ora: 23:30

I kemi marrë të gjitha hapat që ta informojmë palën serbe për ardhjen e shefit të diplomacisë kosovare, Hashim Thaçi në Beograd, ka deklaruar zëvendës i tij, Petrit Selimi.

“Mund të konfirmoj se jemi përgjigjur pozitivisht para disa javësh në ftesën e organizatës joqeveritare serbe që të marrim pjesë në konferencë dhe i kemi ndërmarr të gjithë hapat e nevojshëm që me kohë ta informojmë palën serbe”, ka thënë Selimi për mediat serbe.

Nuk mendoj se në pyetje është njoftim formal, por dëshirë politike në Beograd që ta mundësojë këtë vizitë, ka thënë tutje Selimi, duke komentuar deklaratën e ministrit serb të Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq se nga mediat është njoftuar për konferencën që mbahet më 24 prill në Beograd dhe në të cilën është i ftuar Hashim Thaçi.

Selimi ka thënë se nuk i pëlqen të diskutojë për këtë çështje në media, sepse beson që ekzistojnë procedura të mira që përfshijnë oficerët ndërlidhës në Prishtinë dhe Beograd.

I pyetur se si i vlerëson mesazhet e ministrit të Punëve të Brendshme të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq dhe prokurorit serb për krime lufte, Vladimir Vukçeviq se Thaçi mund të arrestohet nëse udhëton në Beograd, Selimi nder tjerash ka thënë se Serbia duhet të gjejë forcë dhe të ndërprerë të gjitha lidhjet me periudhën e Millosheviqit, kurse nëse ai vendim i gjykatës është në fuqi, atëherë vetëm pak kosovarë do të mund të vizitojnë ndonjëherë Serbinë.

Ai ka thënë se pala kosovare po pret përgjigje zyrtare nga qeveria serbe në kërkesën për vizitë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat