Grabovci: Gjykatës nuk i frikësohemi

Kosova

Grabovci: Gjykatës nuk i frikësohemi

Më: 31 mars 2015 Në ora: 21:54

Shef i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, ka theksuar se Lista Serbe është mirë të kthehet sa më parë dhe të marrë përgjegjësi për jetën e qytetarëve.

Ai gjithashtu ka thënë se PDK do ta votojë Gjykatën Speciale sepse është në interes të Kosovës.
Grabovci këto komente i ka bërë në emisionin politiko-satirik 'Rrokum Roll' në Televizionin Rrokum.

Ai ka thekuar se Ushtria e Kosovës tashmë është punë e kryer dhe presim që ligji të shkojë në Kuvend dhe gjithçka të kryhet me miratimin e tij në Kuvend.

Derisa për Gjykatën Speciale ka theksuar se Grupi parlamentar i PDK-së do të votojë në interes të qytetarëve të Kosovës dhe asnjë deputet nuk i frikësohet kësaj gjykate.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat