Emërohen edhe katër Zëvendësministra - dy të LDK'së, dy të minoriteteve

Kosova

Emërohen edhe katër Zëvendësministra - dy të LDK'së, dy të minoriteteve

Më: 31 mars 2015 Në ora: 17:35

Qeverisë së Kosovës i janë shtuar edhe 4 Zëvendësministra – 2 nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe dy nga minoritetet.

Fadil Gashi, është emëruar Zëvendësministër i Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës ng radhët e LDK. Sahit Krasniqi po ashtu nga radhët e e LDK’së është emëruar Zëvendësministër i Ministrisë së Diasporës.

Nga minoriteti egjiptian, Mustafë Myrtaj, emërohet Zëvendësministër i Ministrisë së Administratës Publike

Elfete Shabani nga radhët e minoritarëve është emëruar Zëvendësministre e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Edhe pse Qeveria është votuar vitin e kaluar në Parlament, emërimi i zëvendësministrave ende nuk ka përfunduar. Madje as nuk dihet sa të tillë janë emëruar deri tani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat