Kosova e Shqipëria shkëmbejnë përvojat në fushën e mjedisit

Kosova

Kosova e Shqipëria shkëmbejnë përvojat në fushën e mjedisit

Më: 27 mars 2015 Në ora: 14:30

Zëvendësministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala, ka pritur të premtën në takim Zëvendësministren e Ministrisë së Mjedisit të Republikës së Shqipërisë, Olijana Ifti, me bashkëpunëtorë.
Në këtë takim u diskutua për bashkëpunimin aktual në fushën e mjedisit mes dy vendeve duke u ndalur në çështjet e përbashkëta mjedisore.
Ndër temat që u diskutuan në këtë takim ishte menaxhimi i mbeturinave dhe përafrimi i legjislacionit me standardet evropiane dhe shkëmbimi i përvojave rreth miratimit, por edhe zbatimit të ligjeve dhe strategjive që kanë të bëjnë me ruajtjen e mjedisit.
Zëvendësministri i MMPH-së, Ferat Shala, e njoftoi në pika të shkurtëra homologen e saj shqiptare për projektet që kjo ministri i ka zhvilluar në të kaluarën, por edhe që është duke zhvilluar, me qëllim përmirësimin e mjedisit.
Zëvendësministri Shala, duke njohur ecjen përpara të Shqipërisë në përafrimin e legjislacionit mjedisor me legjislacionin evropian i kërkoi, Zëvendësministres Ifti, ndihmën e Ministrisë së Mjedisit të Shqipërisë për legjislacionin mjedisor të Kosovës.
Të dy zëvendësministrat u pajtuan që të avancohen grupe teknike të përbashkëta me qëllim identifikimi e projekteve të përbashkëta, por edhe shkëmbimin e përvojave të ndërsjella në fushën e mjedisit.
Po ashtu në këtë takimi u dakordua që të gjitha Parqet Kombëtare, Zonat e Mbrojtura, Monumentet e Natyrës etj, të Shqipërisë dhe Kosovës të bëhen të aksesueshme nga qytetarët e të dy vendeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat