Tahiraj: Gjaku i prishur shqiptar, s’duron asgjë shqiptare, as himnin e as flamurin Dardan!

Kosova

Tahiraj: Gjaku i prishur shqiptar, s’duron asgjë shqiptare, as himnin e as flamurin Dardan!

Nga: Nehat SHAQIRI Më: 6 mars 2015 Në ora: 10:04

Ngjarja e ditës se djeshme në Prekazin Heroik, në vendin ku në vitin 1991 krisi pushka e parë për lirin dhe shtetin e Kosovës, aty ku krisi pushka e parë e ushtarëve të parë të Republikës së Kosovës, Adem, Hmzë dhe Rifat Jasharit e shoqëruar nga Sali Ceku në Dukagjin, Zahir Pajaziti në Llap dhe Ahmet Hoxha në Regjionin e Ferizajt, është rezultat i gabimeve shumë të rënda që ndodhen nga viti 1991 e gjerë më sot, thotë Saim Tahiraj.

Saim Tahiraj, veprimtari i hershëm i LDK-së në diasporë, bashkëluftëtarë dhe bashkorganizator i luftës në Kosovë me Sali Çekajn, thotë se, reagimi i Bekim Jasharit ishte plotësisht i drejtë, sepse babai i tij Hamza dhe axha i tij Ademi dhe të gjithë shokët e tyre me në krye me Sali Çekun, Zahir Pajazitin dhe Ahmet Hoxhën kishin luftuar me flamurin kuq dhe zi dhe në të gjitha betejat kishin kënduar himnin kombëtarë i cili ishte forca e shpirtit të tyre për të qëndruar të pamposhtur deri në aktin e tyre sublim rënie heroike në fushën e nderit, ku ranë për të mos vdekur kurrë dhe kështu u bënë gurthemeli i fortë mbi të cilën u ndërtua shteti i Kosovës.

“Zanafilla e këtyre gabimeve filloj mu atëherë kurë u shpallen të gjitha aktet politike dhe juridike të institucioneve të Republikës së Kosovës, akte të cilat formësuan shtetin e Republikës së Kosovës në aspektin Politik dhe juridik siç ishte deklarata e 2. 07 1990, kushtetuta e Kaçanikut 7. 09 1990, referendumi për shtetin e Kosovës 26. 09.1991 dhe përfundimisht me zgjedhjet e para parlamentare të Prillit 1992”, deklaron Tahiraj për gazetën “Bota sot”.

Sipas tij, vetëm në referendumin për shtetin e pavarur të Kosovës votuan 87.01% të popullit. Edhe pse pjesa dërmuese e popullit votoj për shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës, ku zgjodhi institucionet e tij dhe ju dha besimi i plotë këtyre institucioneve me në krye Presidentin Historik Ibrahim Rugova, një grupacion i vogël politik, një organizatë ilegale që më tepër vepronte në shtetet e perëndimit e që quhej LPK.

“LPK-ja kurrë nuk i njohu si legjitime, por i luftoj me tërë energjitë e saja. E tërë veprimtaria e kësaj organizate pothuajse ishte lufta e pakompromis për të penguar dhe shantazhuar institucionet legjitime të shtetit të Kosovës. Kjo luftë e ashpër vazhdoj deri në luftën e hapur në Kosovë. Me fillimin e luftës ajo duke pasur përkrahjen e parezervë të qeveris së shtetit Shqiptar ndërroj kursin e veprimit dhe filloj me përdorimin e metodave më kriminale deri te likuidimet me motive politike që vija politike institucionale e udhëhequr nga Presidenti Rugova të shkatërrohet përfundimisht, dhe se ç'do gjë të filloj me fillimin e tyre. Unë mendoj se këtu duhet kërkuar të gjitha këto të këqija që po i ndodhin shtetit tonë”, pohon ai.

Tahiraj thekson se, të mohosh gjithë ato sakrifica të popullit tonë dhe institucioneve legjitime të tyre për shtetëndërtim, vetëm e vetëm për të dominuar ideologjia e tyre e kalbur, është më tepër se krim.

“Po filloje me radhë me i krahasua veprimet e këtyre kapadainjve dhe veprimet e institucioneve. Fillimisht sikur të pranoni deklaratën e dy korrikut dhe aktet tjera juridike si referendumin gjithpopullor për pavarësi dhe kushtetutën e Kaçanikut nuk kishim nevojë të shpallim pavarësinë e Kosovës me aq pompozitet me 17 shkurt, por ta bëjmë një rikonfirmim formal të asaj të dy korrikut, siç thoshte Presidenti Rugova”.

Sikur të praktikohej strategjija e planit ushtarak të ministrit të Mbrojtjes kolonel Ahmet Krasniqit për themelimin e FARK, nuk do të kishim pasur nevojë të themelojmë TMK, pastaj FSK dhe prapë tani për shkak të inateve shumë të ulëta që vetëm kjo kastë kriminale din ti bëj, e quajnë FAK e jo ashtu siç duhet ta quajnë FARK, shton ai.
“Simbolet e shtetit të Kosovës të cilat as edhe një shqiptari të Kosovës nuk i pëlqejnë sepse nuk gjejnë asgjë shqiptare në to. Kjo klasë e ndyrë politike i solli dhe i votoj ato. Sikur të ishin përkrahur dhe pranuar ato që i themeloj dhe ofroj Presidenti Rugova dhe që për ç'do shqiptarë që ka gjak shqiptari ishin të pranueshme sepse kishin ç'do gjë shqiptare në përmbajtjen e tyre, nuk do kishim nevojë për këto që asnjë shqiptarë nuk i kupton” thotë Tahiraj.

Bandat kriminale, siç i quan ai, që thirren padrejtësisht në emër të luftës e dogjën flamurin Dardan në qendër të Prishtinës dhe Pejës, sepse ju pengonin elementet shumë të vjetra shqiptare që nga koha Dardane.

“Gjaku i prishur shqiptar nuk e duron asgjë që është tradicionale shqiptare. Sikur ta kishin pranuar himnin Dardan me tekst dhe muzikë origjinale shqiptare nuk do të kishim nevojë për këtë himn që asnjë shqiptarë nuk e kupton. Por gjaku i prishur shqiptarë nuk ka veshë për himnin Dardan, prandaj e kemi këtë që e kemi. I përmenda të gjitha këto për të ardhur deri te ngjarja e fundit që ndodhi dje në Prekazin Heroik, në Prekazin e lavdisë shqiptare dhe për të treguar se e gjithë kjo gjenezën e ka shumë më parë. Kurë nuk ta njohësh dhe ta duash ajo çka është e jotja detyrimisht do ta pranosh atë që nuk është e jotja, por as që e din se e kujt është”, thotë Saim Tahiraj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat