​Gjermania ia kujton Mustafës premtimet e fushatës, pret veprime nga ai

Kosova

​Gjermania ia kujton Mustafës premtimet e fushatës, pret veprime nga ai

Më: 4 mars 2015 Në ora: 19:20

Gjermani thotë se Qeveria e re e Kosovës ka filluar të merret me problemet ekonomike në Kosovës, por ia kujton kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa se ndërmarrjet gjermane në Kosovë kanë pengesa të ndryshme.

Kështu ka thënë ambasadorja gjermane në Kosovë, Angelika Vietes gjatë një debati të organizuar nga Oda Ekonomike Gjermane në Kosovë me temën “Dialogu për Politika Ekonomike”.

Në praninë e Mustafës, Vietes ka thënë se çmimet për mallrat e importuara nga Gjermania janë vënë në pikëpyetje disa herë nga Doganat e Kosovës. Ajo duke sqaruar, tha se kërkon respektim të të gjitha rregullave, mirëpo sipas saj, rregullat nuk duhen shndërrohen në mundim për ndërmarrjet.

Në këtë debat u fol edhe si kompani të shumta gjermane, nga korrupsioni dhe mungesa e ligjit në Kosovë, janë larguar nga Kosova.

Ndërsa vet kryeministri tha se do të zhvillojnë dialog të hapur me bizneset, për të parë çka funksionon tani në sistemin ekonomik të Kosovës dhe çfarë duhet të ndryshohet.

Ambasadorja gjermane ia bëri me dije se ata kanë përcjellur fushatën e tij dhe se presin veprime në këtë drejtim.

Vietes: Kemi përcjell fushatën dhe presim punë

“‘Ekonomia budallallëqe’ kjo moto e fushatës zgjedhore e Bill Kintonit në vitin 1992 vlen sot më shumë se kurrë për Kosovën. Në masë të madhe e kemi përcjell fushatën zgjedhore në Kosovë vitin e kaluar në të cilën në radhë të parë roli social dhe ekonomik i popullatës ishte tema kryesore. Tashmë fushata zgjedhore ka përfunduar Qeveria është krijuar edhe ajo ka marrë detyrën e saj pothuajse se prej tre muajsh , ne e përshëndesim shprehimisht faktin që Qeveria e re e ka marrë përsipër dhe e ka marrë për zemër menjëherë dhe ju është përveshur punës në zgjidhjen e problemeve kjo gjithsesi është përshtypja jonë z. kryeministër”, ka thënë Vietes.

Ajo ka thënë se janë më shumë se 400 ndërmarrje të anketuara në Kosovë, e që si pengesë kryesore për të ushtruar aktivitetin e tyre biznesor është përmendur të jetë furnizimi jo i besueshëm me energji në vend.

Tha se pas 15 vitesh tani ka ardhur koha që më në fund furnizimi me energji të vendoset mbi një themel solid.

Vietes: Besoj se Qeveria e re do t’i merr seriozisht problemet e ekonomisë

“Në të kaluarën janë arritur shumë suksese në përpjekje të përmirësimit të klimës ekonomike dhe investime në Kosovë. . .Por nga ana tjetër shumë shpesh dëgjojmë edhe ankesa nga ndërmarrjet gjermane që ka akoma pengesa të ndryshme. Ne jemi njoftuar për shembull nga disa ndërmarrje gjermane që çmimet për mallërat e importuara nga Gjermani janë vënë në pikëpyetje disa herë nga doganat e këtushme. Për të mos u keqkuptuar, ne jemi për respektimin e të gjitha rregullave natyrisht mirëpo në qoftë se përmbajtja e rregullave degjenerohet në një mundim për ndërmarrjet, atëherë kjo nuk do të kishte kuptim. Unë jam e besimit që Qeveria e re do t’i merr seriozisht këto problem të ekonomisë”, ka thënë Vietes.

Në ndërkohë, kryeministri i vendit, Isa Mustafa ka thënë se me bizneset do të zhvillojnë dialog të hapur dhe se do të marrë për bazë atë se çka nuk funksionon.

Mustafa: Me bizneset do të zhvillojmë një dialog

“Ne me bizneset do të zhvillojmë një dialog të hapur, të shohim çka funksionon tani në sistemin tonë ekonomik dhe çfarë duhet të ndryshojmë në mënyrë që ne duhet ta përshtatim ambientin ekonomik karshi kërkesave të bizneseve dhe karshi nevojave që ne të kemi. Një zhvillim më të shpejt ekonomik i cili i siguron normë më të lartë punësimit i cili siguron ulje të varfërisë dhe i cili siguron pjesëmarrjen tonë në ekonomin regjionale dhe Evropiane”, tha Mustafa.

Ai po ashtu ka thënë se do ti adresojnë problemet e bizneseve.

Mustafa: Duam të dimë problemet e juaja në mënyrë që të veprojmë

“Dhe po ashtu duam të adresojmë vërejtjet e juaja dhe propozimet, përvojat e juaja në mënyrë që të shohim se çfarë do të ndryshojmë nga legjislacioni i tanishëm i cili rregullon ekonominë, çfarë reforma fiskale ne duhet të bëjmë në mënyrë që ato të jenë më të përshtatshme për ekonominë dhe që të sigurohet stabilitet buxhetor që sigurojnë të ardhura në mënyrë që ne të përmbushim detyrimet tona të cilat i kemi ndajë shumë fushave në shoqëri”, ka thënë Mustafa.

Samir Krasniqi, kryetar i Odës Ekonomike Gjermane-Kosvare ka thënë se Oda Ekonomike Gjermane do të jetë partner i bizneseve duke dhënë kontribut në ndryshimet pozitive por ai ka përmendur edhe kompani të shumta gjermane që nga korrupsioni dhe mungesa e ligjit në Kosovë janë larguar nga Kosova.

Krasniqi: Investitorët gjerman ikën nga Kosova

“ Investitorët gjerman pse mos të themi hapur si kompanitë RËE …ka edhe komani të tjera që mos ti përmendi me emra të cilët kishin ambicje të vijnë të investojnë ata më nuk janë këndej ikën. Ikën të zhgënjyer nga politikat dhe parapolitikat nga korrupsioni nga mungesa e shtetit ligjor u detyruan të kthehen mbrapa…”, tha Krasniqi.

Po ashtu në debat kishte edhe pyetje të shumta dhe ankesa të bizneseve si për mungesë të energjisë, mos pasje mundësi të shtrirjes së bizneseve të tyre, në mungesë të pronave të cilat në vendet të ndryshme të rajonit ju falet për ndërtim të fabrikave e tjerë./Kosovapress

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat