Sistemi i drejtësisë unik, e jo i ndarë

Kosova

Sistemi i drejtësisë unik, e jo i ndarë

Nga: Diana Bunjaku Më: 1 shkurt 2015 Në ora: 17:29

Takimi i radhës ndërmjet zyrtarëve të lartë qeveritarë të Kosovës dhe të Serbisë në Bruksel, i aranzhuar për datën 9 shkurt të këtij viti, do të zhvillohet në nivel të kryeministrave dhe ministrave të jashtëm. Ky takim ka të bëjë edhe rreth marrëveshjen në sistemin e drejtësisë i cili do të instalohet në veri të vendit.

Blerim Burjani, analist politik, tha se marrëveshja në Bruksel, është dhe do të mbetet tema më problematike, pasi sistemi i drejtësisë duhet të jetë unikë, e jo i ndarë.

Sipas tij, nuk mund të ketë gjykata të sistemit paralelë , kur deri tash Serbia ka kërkuar që të ketë gjykata serbe, të përberë nga gjyqtar dhe prokuror serb.

“ Kjo është e pa pranueshme, dhe do të jetë vështirë të ketë ndonjë kompromis këtu. Dihet që sistemi gjyqësor në Kosovë është unik, dhe nuk do të lejohet që Serbia për serbët e veriut, dhe serbet në përgjithësi që jetojnë në Kosovë, të kenë Gjykata dhe Prokurori që trajtojnë raste etnike të ndara”, ka thënë analisti Burjani, duke shtuar se nuk mund të ketë assesi, gjyqtar dhe prokuror të ndarë, në mënyrë etnike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat