LDK kërkon dorëheqjen e Shpend Ahmetit, si kryetar i Prishtinës

Kosova

LDK kërkon dorëheqjen e Shpend Ahmetit, si kryetar i Prishtinës

Nga: Valbona Mazreku Më: 28 janar 2015 Në ora: 13:26

Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokrarike të Kosovës në Prishtinë shpreh keqardhje për dëmet e shkaktuara në pronën publike dhe private të kryeqytetit, të shkaktuara në protestat e dhunshme të organizuara nga Vetëvendosja. Në këto protesta mori pjesë e tërë udhëheqja e Komunës së Prishtinës dhe vetë kryetari Shprend Ahmeti.

Duke qenë pjesëmarrës i protestave të dhunshme të 27 janarit 2015, duke dashur të ketë dalë si protestues dhe eksponentë politikë i Vetëvendosjes, kryetari i komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, harroi se është kryetar i kryeqytetit, harroi se është kryetar i të gjithë qytetarëve, se është udhëheqës dhe menaxhues i pasurisë së Kryeqytetit.

Shpend Ahmeti jo vetëm që doli të mos jetë kryetar i denjë i qytetarëve të Prishtinës, por ai me eksponencën e tij dhe me sjelljen e tij, pa fije të ndërgjegjes politike, pa fije të ndërgjegjes e të përfaqësimit të të gjithë qytetarëve të kryeqyetit, doli të jetë një nga organizatorët e dhunës në kryeqytet.

Arrestimi i tij si protestues i pandërgjegjshëm reflektoi cenuesin e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës.

Shpend Ahmeti nga pushteti i Prishtinës e mallkoi policinë e Kosovës. Ai nga pushteti i Prishtinës i bëri hyxhym rrënimit të shtetit të tij. Ai nga pushteti i Kryeqyetit e turpëroi Prishtinën.

Një rrënues i vendit e i shtëpisë së vet si ky kryetar, nuk i duhet as kryeqytetit e as pushtetit. Kërkojmë nga nga Shpend Ahmeti që ta shqyrtojë pozicionin e tij prej kryetari të kryeqyetit. Vetëm dorëheqja e tij do ta shpëtonte kryeqytetin nga cënimi i rëndë që i bëri demokracisë së brishtë të këtij vendi./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat