Ahmeti i përgjigjet kryeprokurorit: Suksesi i prokurorisë do i evitonte protestat

Kosova

Ahmeti i përgjigjet kryeprokurorit: Suksesi i prokurorisë do i evitonte protestat

Më: 27 janar 2015 Në ora: 21:18

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar ndaj deklaratës së kryeprokurorit, Sylë Hoxha i cili ka thënë se do të verifikojë dëmet e shkaktuara nga çdo protestues që mori pjesë në demonstratën e sotme të VV.

“E dëgjova kryeprokurorin Sylë Hoxha duke folur me zell e përkushtim për të ndjekur çdo protestues që ka marr pjesë në turmë dhe që ka dëmtuar pronë. Me i ndjek prokuroria me të njejtin zell të korruptuarit në politikë dhe kriminelët e vërtetë, sot nuk do të kishte protestë”, ka shkruar Shpend Ahmeti në profilin e tij në ‘Facebook’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat