Mjerimin mund ta përmirësoi vetëm shteti i së drejtës

Kosova

Mjerimin mund ta përmirësoi vetëm shteti i së drejtës

Nga: M.Lakna Më: 22 dhjetor 2014 Në ora: 09:53

Një numër i madh shqiptarësh nga Kosova tashmë ia kanë mësyrë vendeve të perëndimit. Me shpresën për një jetë më të mirë, ata nuk po zgjedhin rrugën për të arritur deri në shtetin ku janë nisur.
Shumë faktorë ndikojnë në ikjen e qytetarëve nga Kosova, derisa mos perspektiva për një të ardhme më të mirë e zë vendin kryesor.

“Kosovën , në radhë të parë e zbrazë , mjerisht, nga të rinjtë e të rejat apo nga perspektiva e vendit, skamja, shpresat e humbura për jetesë normale, korrupsioni i dalldisur më së shumti nga institucione publike që të njëjtin do të duhej për luftuar”, thotë dr. Riza Smaka njohës i çështjeve kushtetuese.

Smaka thotë se, dështimet në administratën publike dhe në sistemin gjyqësor ndikojnë në masë të madhe në krijimin e dëshpërimeve dhe të zhgënjimeve tek qytetarët.

“Po ashtu dështimet e administratës dhe të gjyqësorit për ti ushtruar funksionet e veta me efecientë dhe efikasitet, në masë të konsideruar, ndikojnë në krijimin e dëshpërimeve dhe të zhgënjimeve tok me frustracione, anksiozitete dhe eanimozitete të shumta e të ndryshme”, vlerëson Smaka.

Sipas tij, gjendjen socio ekonomike e politike në vendin tonë përfundimisht do të mund ta përmirësonte, madje, dukshëm, krijimi e funksionimi i shtetit të së drejtës i cili mjerisht nuk është afër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat