Armend Muja: Jam i gatshëm ti ndihmojë drejtësisë

Kosova

Armend Muja: Jam i gatshëm ti ndihmojë drejtësisë

Më: 26 nëntor 2014 Në ora: 19:52

Analisti i arrestuar, Armend Muaj pas lirimit nga paraburgimi tha të mërkurën se është i gatshëm ti ndihmoj drejtësisë deri në fund.
Ai madje bëri thirrje që ti ndihmohet drejtësisë që ato të sjellin drejtësi në fushën e arsimit.
Lexojeni të plotë postimin e tij:
“Sot u lirova pas ndalimit te djeshem. I mirekuptoj te gjithe ata qe, te gjendur ne nje krize te thelle besimi shoqeror, me perbalten edhe mua. Gjithmone kam punuar me shume pasion ne sferen akademike dhe publike. Une jam perkushtuar qe t'i ndihmoje organeve te drejtesise per ta nxjerre te verteten ashtu sic eshte, as me pak e as me shume!!! Te gjithe ju qe besoni qe arsimi ka nje rol te vecante per shoqerine, ndihmoni keto organe qe ta sjellin denimin e merituar per secilin qe ka perdorur kete sfere per avancime te pa-merituara materiale, qofshin ato institucione te padenjeta arsimore e qofte une. Mirepo, deri atehere kerkoje durimin e juaj ndaj paragjykimeve te parakohshme”, shkruan Muja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat