472 mijë euro për avancimin e të drejtave të grave në Kosovë

Kosova

472 mijë euro për avancimin e të drejtave të grave në Kosovë

Më: 26 nëntor 2014 Në ora: 18:41

72 mijë euro i ka ofruar Austria përkrahje financiare për Iniciativën tre vjeçare për Avancimin e të Drejtave të Grave.

Iniciativa për Avancimin e të Drejtave të Grave është paraparë të fillojë me 15 dhjetor 2014 dhe të zgjasë deri me 31 dhjetor 2017.

Qëllimi i projektit është të përmirësojë kapacitetet e organizatave të shoqërisë civile (OSHC) të udhëhequra nga gratë dhe të zyrtarëve publik në përkrahjen, mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave dhe interesave të grave dhe vajzave.

Nëpërmjet kësaj iniciative, RrGGK do të arrijë që OSHC-të e udhëhequra nga gratë do të formojnë koalicione dhe do të bashkëpunojnë në koalicione, duke punuar me zyrtarët në avokim drejt mbrojtjes së të drejtave të grave.

Që pjesëmarrja e grave në politikë dhe vendimmarrje në nivel lokal dhe qendror do të rritet dhe përmirësohet, bazuar në Ligjin për Barazi Gjinore.

Pastaj që vetëdijesimi dhe vëmendja lidhur me adresimin e dhunës në baza gjinore në mesin e zyrtarëve dhe qytetarëve do të përmirësohet.

RrGGK do të arrijë këto qëllime përmes punëtorive interaktive dhe mentorimit individual për organizatat e saj anëtare dhe zyrtarët publik (përfshirë edhe institucionalizimin e buxhetimit të përgjegjshëm gjinor); duke ndarë në mënyrë transparente së paku 29 grante tek OSHC-të e udhëhequra nga gratë në shumë totale prej 122,000€; rrjetëzimit; ngritjes së vetëdijes; hulumtimit; dhe avokimit.

E për këtë Austrian Development Agency (ADA) dhe Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK) të enjten publikojnë vazhdimin e bashkëpunimit të tyre edhe për tre vite të tjera përmes “Iniciativës për Avancimin e të Drejtave të Grave”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat