Jahjaga në Prekaz: Sot nderohet sakrifica e të gjithë dëshmorëve

Kosova

Jahjaga në Prekaz: Sot nderohet sakrifica e të gjithë dëshmorëve

Më: 26 nëntor 2014 Në ora: 11:29

Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Prekaz, ku tha se po nderon sakrificën e atyre që dhanë gjithçka që sot Kosova të jetë e lirë dhe e pavarur.
Duke bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Prekaz, për nder të Ditës së Forcave të Sigurisë së Kosovës, Jahjaga tha se Kosova e lirë dhe e pavarur do të integrohet në strukturat euro-atlantike.

Homazhe në Prekaz ka bërë edhe komandanti i FSK-së, gjenerali Kadri Kastrati i cili tha se përvjetorin e vet të shtatë FSK do ta festojë me emrin e ri, Forcat e Armatosura të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat