Kosova edhe me Polici doganore

Kosova

Kosova edhe me Polici doganore

Më: 20 nëntor 2014 Në ora: 23:09

Policisë së Kosovës, e cila po kryen aksione kundër terrorizmit, do t'i shtohet edhe një polici tjetër: ajo e doganave.

Cak i kësaj force do të jenë ata që tentojnë të kryejnë vepra që lidhen me ekonominë joformale. Kjo polici do të ketë 75 pjesëtarë që do të veprojnë në tërë Kosovën.

Ekonomia joformale vlerësohet të jenë ndër problemet më të mëdha në vend. Për t'i luftuar më shumë këto shkelje ligjore, në tre muajt e parë të vitit të ardhshëm do të filloj punën policia doganore tatimore. Kështu thonë drejtori i Doganës dhe Administratës tatimore.
Sipas Lulëzim Rafunës, kjo polici do t'i ketë rreth 75 pjesëtarë me oficer doganor dhe inspektor tatimor e cila do të veproj në tërë vendin.

“Kjo polici doganore do të hyn në departamentin e zbatimit të ligjit, domethënë është njësi mbështetëse e departamenteve tjera brenda doganës dhe njësive brenda ATK-së. Kjo ekip do të jetë lëvizëse, mobile varësisht ku inteligjenca dhe rrisku e udhëzon në atë pjesë ose në atë vend do të shkojë dhe do ta ushtroj kontrollin për kontrabdanim të mallit, përveç kontrabandimit do ta luftoj edhe evazionin fiskal”.
Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve thotë se mirëpret çdo përpjekje për ta luftuar informalitetin që siç thotë ai, është më shumë se 35 %. Ai thotë se kjo polici duhet të jetë e rregulluar me ligj dhe të ketë përkrahjen e policisë, derisa kërkon edhe më shumë përgjegjësi institucionale.

“Mbesim me shpresë ta shikojmë se qka do të ketë efekt sepse ne ende nuk kemi një draft se si do të funksionoj kjo, 13: 12 Ne kemi parë ede në të kaluarën tentimet e tyre për të ndaluar informalitetin por kemi parë edhe tentimet e tyre për të ndihmuar informalitetin, në këtë drejtim duhet që institucionet e Kosovës të rriten përgjegjësinë e vet, të luftojnë informalitetin me të gjtiha mjetet e mundshme, dhe të jenë të pamëshirshme në këtë drejtim”.
Drejtori i ATK-së thotë se për këtë gjë po shtohen mekanizmat mbikëqyrës, ndërsa vitin e ardhshëm pritet të ketë inspektorat që mbikëqyr punën e Doganës dhe Administratës Tatimore.
Sipas Halitit dhe Rafunës, kjo trupë do të kontribuojë në implementimin praktik të strategjisë për luftimin e ekonomisë joformale.

“Kompetencat dhe përgjegjësitë e kësaj njësie do të ditëve në vijim do të përcaktohen dhe përshkruhen mirë dhe qartë me dokumente përcjellëse, qoftë edhe me akte nënligjore, dhe aty ku ka nevojë të ndryshohet dhe plotësohet legjislacioni aktual, na do ti përgatisim të gjitha këto dhe në momentin e parë do të formalizohen. Sigurisht se kjo njësi do të ketë një unfirome apo formë të jelekëve që do të identifikohen aktivitetet e tyre si njësi e veçantë dhe do të ketë trajnim të veçanta edhe për aktivitet që janë me një rrezik më të lartë”.
Sipas udhëheqësve të këtyre institucioneve, ka një interesim të madh të donatorëve për ta mbështetur me trajnime dhe pajisje këtë trupë, nga i cili po presin që të japë rezultate të mira në luftë ndaj informalitetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat