Alma Lama kërcënohet me vrasje nga një komentues në FB

Kosova

Alma Lama kërcënohet me vrasje nga një komentues në FB

Më: 30 shtator 2014 Në ora: 21:09

Deputetja e LDK-së ka marrë një kërcënim me vrasje në profilin e saj në Facebook nga ana e një komentuesi.
Lama pas publikimit të artikullit të Indeksonline “Qeveria turke po e financon radikalizmin islam në Kosovë!”, në profilin e saj zyrtar në rrjetin social Facebook, ka marrë kërcënime me vrasje.
Ka qenë njëri prej komentuesve ai i cili e ka kërcënuar deputeten Lama me vrasje, e ky kërcënim nuk është i pari për të, pasi që vetë Lama ka deklaruar se publikisht është kërcënuar shumë herë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat