​Fatmir Sejdiu hap rast në polici - ma thyen faqen në Facebook

Kosova

​Fatmir Sejdiu hap rast në polici - ma thyen faqen në Facebook

Më: 30 shtator 2014 Në ora: 16:57

Përmes një komunikate, Policia e Kosovës, ka konfirmuar të ketë pranuar një ankesë nga Fatmir Sejdiu, se persona të paautorizuar kanë marrë faqen e tij zyrtare në Facebook.
Policia ka njoftuar se këta të dyshuar janë duke lëshuar informata dhe postime të rrejshme në emër të ish-presidentit të Republikës së Kosovës z. Fatmir Sejdiu

Sipas kësaj komunikate, njësia për hetimin e krimeve kibernetike ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore

Ndryshe, rastin e ka bërë të ditur edhe Fatmir Sejdiu, përmes një njoftimi për media. Ai ka thënë se që prej muajit maj nuk është duke menaxhuar me profilin e tij.

Sipas Sejdiut, prapavija e autorëve të tillë është tërësisht politike dhe ka për qëllim denigrimin personal të tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat