Deputetë të LDK-së, do ti zbardhim vrasjet politike

Kosova

Deputetë të LDK-së, do ti zbardhim vrasjet politike

Nga: Nehat SHAQIRI Më: 22 shtator 2014 Në ora: 16:54

Lidhja Demokratike e Kosovës gjithherë ka kërkuar që të bëhet zbardhja e vrasjeve politike që kanë ndodhur para, gjatë dhe pasluftës në Kosovë. Për një gjë të tillë deputetë të këtij grupi parlamentar të kësaj partie edhe tani janë të gatshëm që të punojnë, që dorasit e këtyre vrasjeve që janë me dhjetëra sosh, të dalin para drejtësisë.

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri, thotë për gazetën “Bota sot” se, kanë kërkuar edhe më herët që të zbulohen të gjitha vrasjet politike që kanë ndodhur në Kosovë. Ai thekson se, deri më tani fatkeqësisht nuk është zbardhur asnjë rast i tillë, ku të vrarët ishin veprimtar të shquar të LDK-së. Beqiri thekson se, ata ishin kryetar komunash, deputet, zyrtar të lartë e këshilltarë të Presidentit Ibrahim Rugova.

“Nëse Partia Demokratike e Kosovës dhe pushteti nuk qëndrojnë prapa kësaj, atëherë duhet të del dikush dhe të jap arsyetim se pse atëherë nuk u zbardhen rastet. Këto janë vetëm dy mundësi, ka ndikim ose nuk ka ndikim”, thotë Beqiri.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat